Pritëm-Nexhat Bexheti

           Pritëm
Pritëm,me siguri do të kthehem
Pritëm,vetëm se pak më gjatë
Pritëm,edhe kur natën ngriten stuhitë
Pritëm,edhe kur nxehti kaplon
Pritëm,edhe kur tjerat s’presin
Pritëm,edhe kur letrat nuk mbrijnë.
Pritëm,edhe kur pritja kalon në histeri
Pritëm,se me siguri do të kthehem
Mos beso kur të thuan se koha shëron
Mos beso kur të thuan se shpresa shuhet
Po ashtu mos beso,kur thuan se ke kot iluzione.
Edhe në ahengje kur këndojnë mos beso
Ti mos hyn në shoqëri me ata,ri anësh
Mos pi dhe mos ha asgjë,kujtom mua
Ngase unë me siguri do të kthehem,besom
Nuk kam vdekur,edhe s’ka vdekje për mua.
Ata nuk do t’a kuptojnë,se më shpëtove ti
Me pritjen tënde të gjatë,shpresa jetoj
Vetëm ne të dy,do t’a dijmë si e mbijetuam zjarrin
Ti je e vetmja në botë që ke dijtur si pritet.