Pse gjëmon, o i uruar,
porsi bishë e tërbuar,
natë-zbardhur e syzgjuar
shpirt-zemër kafshuar?
Pse gjëmon, o i nxirosur,
si një kafshë e plagosur,
zemër-shpirt vetë xhindosur,
natë nakatosur?
Pse gjëmon gjithë lemeri
ulërimë lukuni,
gjumëharruar në arrati,
uturimë plot lebeti?
Pse gjëmon me kaq gjëmim,
si përbindësh plot tërbim,
kam dhe unë nga pak zemërim,
por e ndrydh thellë shpirtit tim.
Pse gjëmon gjithë drithërimë,
shpirtin ma hedh në greminë,
nxirre në pah mirësinë
e ma zbut nga pak mërzinë.
Pse gjëmon, o i bekuar,
të erdha pranë për tu qetuar,
të ndjehem e frymëzuar
me muzën e shoqëruar.
