Shkurte Berisha

Në këtë kohë shumë janë shtuar
psherëtimat…
A mos vallë kanë mbuluar
ulërimat?
psherëtimat…
A mos vallë kanë mbuluar
ulërimat?
Psherëtima del nga shpirti,
heshtur vjen e të lehtëson,
si një valë të mbush me qetësi
dhimbjen, brenda ta largon.
Ulerima, duart lart i ngriti
por zëri iu shua në fyt,
e atëherë foli psherëtima
që dhimbjen ngadalë e mbyt.
Eeeehhh… u lehtësua psherëtima
kur nuk dëgjoi më ulërima.
Kur ulërima nuk del dot më
psherëtima flet e qetë, pa zë
kur nuk dëgjoi më ulërima.
Kur ulërima nuk del dot më
psherëtima flet e qetë, pa zë