Puthjet e tua-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

PUTHJET E TUA .

Dimri i ftohtë më ngriu,acar,
zjarri me flakë nuk më ngroh mua,
në buzën tënde prush zjarri puth,
ngricën e shkrijnë puthjet e tua.

Më dogji gushti,më bëri shpuzë,
deti me dallgë s’më freskon mua,
në buzën tënde kripë deti puth,
me vlagë kripe etjen e shuaj.