“Qarkorja e Mallkimit”
Mblidhen prapë diku pranë harkut
Prapë mallkime ndaj kjoftëlargut.
Mallkue kjoftë kjoftëlargu prapë
Me hajni e me argatë!
Kjoftë mallkue me patronazhin
Dikasterin, ingranazhin
Kjoftë mallkue ai bark gruje
Që veç hajna asht t’u l’shue!
Nuk asht nanë kush pjellë hajni
Surrogate, s’asht njeri
Grue q’i rrit pjellën me ves
Me u hjekun për “burrneshë”?!
Pjellin “nën produkt t’parave”
J’u thaftë mitra k’tyne grave!
Dhe budisti më besnik
U vendos në një pozitë
I mallkonë natë e ditë!
: – Surrogatë, pjellë surrogati!
Mallkon frati dhe evlati
Mallkon prifti dhe profeti
: – Kjoftë Mallkue deri n’Ditë t’Kjametit!
Kjoftë Mallkue dhe n’Ditë t’Gjykimit
E gjithë pjella e “regjimit”!
© Dritan Mardodaj
