Vullnet Mato

Vullnet Mato
REALITETE TË KRAHASUARA
Nga koha kur u shpik shtiza e shigjeta,
deri sot, kur nëpër qiej fluturon raketa,
jeta ka zgjatur, aq sa ishte në lashtësi,
vdekjes nuk i ka shpëtuar dot asnjeri.
deri sot, kur nëpër qiej fluturon raketa,
jeta ka zgjatur, aq sa ishte në lashtësi,
vdekjes nuk i ka shpëtuar dot asnjeri.
Në Lashtësi, dashurinë luftoi xhelozia e egër,
ashtu si kafshët, përdornin bashkë një femër.
Sot burrat e quajnë gruan pasuri të vetën,
tradhtia paguhet me divorc, ose më jetën.
Në lashtësi, gra të bukura kishin grabitqarët,
që sulmonin fiset, e në duel vrisnin të parët.
Sot i kanë pasanikët me moshë të madhe,
që u blejnë vetura dhe i thekin në plazhe.
Në feudalizëm kish shumë gra, kush kish pare,
dhe sulltanët, që kishin harem me robina skllave.
Sot disa zyrtarë kanë dashnore, sekretaret e tyre,
teksa ato i mbajnë burrat, si manekinë vitrine.
Në lashtësi, luftën s’e fitonin trimat luftëtarë,
por komandantët, që kishin më shumë ushtarë.
Sot, luftën e fiton pa asnjë trimëri vetmohuese,
kush ka armët më të fuqishme shkatëruese…
por komandantët, që kishin më shumë ushtarë.
Sot, luftën e fiton pa asnjë trimëri vetmohuese,
kush ka armët më të fuqishme shkatëruese…