Rëndësia e pikës-Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi



Një pikë e vogël, sa një grimë,
por botën di ta ndajë më dysh,
vendos qetësi pas çdo fjale,
dhe heshtjen e bën më të mirë.

Pika vihet mbi çdo gjë,
mbi fjalën, mendimin, mbi shpresën,
i jep fund një bisede të gjatë,
i jep përgjigje edhe heshtjes.

Pika u jep fund debateve,
kur fjalët s’kanë më ç’të thonë,
mbyll një derë të diskutimit,
që të tjera dyer të hapen gjithmonë.

Një pikë mbi “i”-në e vogël,
e bën fjalën të duket e plotë,
pa të, edhe fjala më e bukur
do të mbetej e mangët në botë.

Pika është fundi i rrugës,
por fundi që sjell një fillim,
është mbyllja e një kapitulli,
dhe lindja e një mendimi të ri.

Pa pikë, fjala s’do të pushonte,
debati kurrë nuk do të mbaronte,
jeta do të ishte një fjali
që askush nuk do ta përfundonte.

Prandaj mos e nënvlerëso pikën,
edhe pse e vogël, peshon shumë;
ajo i jep rend çdo gjëje,
dhe fundi i jep kuptim çdo udhë.

Një pikë mbyll një fjali,
një pikë mbyll një histori,
një pikë mbyll edhe një jetë—
por lë pas një kujtim të ri.

Sa e vogël është pika…
e megjithatë sa e madhe!
Pa të, asgjë s’do të kishte fund,
dhe pa fund, asgjë s’do të kishte kuptim.