Bruna Gjoni Pervathi

Vraga jeme
Fle vjeshtë nën lëkurën teme,e gjethnimi jem ka fillue me u verdhnue.
Natën, para se me fjetë, në të katër cepat e odës
ndez nga nji qiri.
Dy për ty…
Dy për ne…
E pres derisa flaka të shuhet, tue lexue psalme.
Vraga jeme nuk diti me u mbyllë.
Ajo pikon ma shumë mbi vjeshtën e sivjetme.
(Ani se ka mbajt thatsinë e madhe )
Bahet kohë…
Bahet barrë qi mban pritje…
E tash, qi kam kuptue se motet fluturojnë,dritaret i la hapun.
Me hy mjeset…..e diellin ta marrë gjumi në qafën teme…q’rri e varun mbi lutje…
mbi libra t’shenjtë…
mbi kujtimet qi hala i ruejnë tri përqafimet.
Fle vjeshtë nën lëkurën teme…njaty ku vraga dhemb.
Ndërsa unë rri syhapun tue lexue psalmet…
tue ndjek hijet në mur qi lëshojnë katër qirinjtë …
qi i ndez çdo mbramje para se me fjetë….
N’ë të katër cepat e odës..
Dy për ty …..
Dy për ne….