Rendi i ri botëror dhe çfarë do të jetë Mesdheu?


Gëzim Llojdia
1.

Rendi i ri botëror për Krijuesin ka filluar 50 vjet më parë, duke përzgjedhur liderë shpirtërorë sipas zonave të ndara në trekëndësha. Që do të thotë:
Trekëndëshi 1: Nis nga Argjentina, shtrihet në Amerikën Veriore dhe përfundon në Otava, Kanada. Për këtë trekëndësh, Krijuesi zgjodhi dy liderë shpirtërorë që nisën punën rreth 50 vjet më parë, ndërsa në Tokë vijonin ende të dominonin fetë me miliona shërbestarë.
Lideri i parë ishte nga Argjentina; ai punoi fort, por arriti vetëm 10% të misionit të tij.
Lideri i dytë ishte nga Afrika, por jetonte në Kanada. K.A IV. arriti 30% të misionit në Amerikën Veriore, Kanada dhe Oqeani.
Me përfundimin e misionit të tretë, trekëndëshi mbyllet me një vijë që fillon nga Kanadaja dhe përfundon në Mesdhe.
Ky do të jetë Trekëndëshi 3, dhe pas këtij, Krijuesi do të ketë në epiqendër Azinë, Afrikën e deri në Lindjen e Largët.
2.
Përse bëhet kjo? Sepse Toka, në sytë e Krijuesit, është e pushtuar nga energjia negative pra energjia e djallit.
Toka ka kaluar dy luftëra botërore dhe ka qenë në pragun e një të trete. Pra, fetë dhe rendi i profetëve nuk i ndaluan dot dy luftërat botërore. Në këto kushte, Krijuesi përzgjodhi liderë shpirtërorë për të nisur punën në Tokë në rendin e ri botëror, i cili do të fillonte më 23 dhjetor 2012.
Rendi i ri botëror nuk mund të vijonte më me strukturat e vjetra të feve, të cilat kanë lejuar që Toka të dominohet nga energjia negative. Nëse themi se Toka është nën pushtetin e djallit, përse e lejuan fetë e vjetra këtë gjendje, kur misioni i tyre kryesor është dominimi i energjisë pozitive?
3.
Vijmë te një pyetje: Për çfarë krekosen fetë e vjetra sot, kur Toka është totalisht nën energjinë negative? Kur djalli është në pushtet dhe kasta të tëra autokratësh kanë nën sundim dhjetëra shtete? Çuditërisht, krerët e feve dalin shpesh në promovime e thonë se do të promovojnë paqen. Kë paqe, kur Toka është e mbërthyer nga djalli dhe pushtetet ekonomike e politike janë zaptuar nga klika e kasta autokratësh që sundojnë popullin? Madje, edhe vetë fetë janë bërë pjesë e këtij sundimi.
4.
Gjithë historia e universit është përshkruar nga dy rryma. Kështu ka qenë, kështu është sot dhe kështu do të jetë.
Që prej vitit 2012, bota jonë tokësore dhe krejt universi mbyllën një cikël të vjetër, të quajtur “rend botëror”, i cili kishte filluar 3,600 vjet më parë. Që prej 23 dhjetorit 2012, bota dhe krejt universi nisën ciklin e ri: Rendin e Ri Botëror. Ky cikël do të zgjasë 3,600 vjet të tjera. Pas kësaj, do të ndodhë përplasja e galaktikave — Rruga e Qumështit me Andromedën — dhe një rifillim i ri do të shkruhet në univers.
a) Këto dy pole komandohen nga një qendër në galaktikën tonë, e cila ka zgjedhur Mesdheun si qendrën e botës.
b) Është pikërisht Mesdheu a,i që përcakton vendosjen e këtyre dy poleve.
c) Askujt nga politika botërore nuk i intereson të ndryshojë kufijtë e vendeve të Mesdheut. Arsyeja është se ata e dinë që Mesdheu është ekuilibri i të gjithë botës edhe pse ka ende qendra që ruajnë plane ogurzeza për shtetet fqinje.
d) Mesdheu do të jetë qendra e botës për zhvillim, gjë që do të mundësohet me ardhjen e liderit shpirtëror.
Ndryshe nga rajonet e tjera, ky do të jetë një rajon i madh dhe i qëndrueshëm në çdo pikëpamje.
e) Luftëra të mëdha nuk do të ketë dhe nëse do të ndodhin, ato do të jenë vetëm lufëtra rajonale.
5.
Rendi i ri botëror ka filluar më 23 dhjetor 2012.
Që prej vitit 2012, kur në mënyrë të gabuar u dha alarmi për fundin e botës, diçka ka ndryshuar. Shumëkush e harroi atë datë, duke e kujtuar si një mashtrim kalendarik. Por të tjerët mistikët, njerëzit me energji të thellë e kuptuan se nuk ishte fjala për një fund fizik. Por për një transformim të padukshëm të energjisë.
Viti 2012 shënoi fundin e një cikli të madh në kalendarin e majave. Por ajo që nisi pas tij nuk ishte apokalips. As shkatërrim. As hije pluhuri mbi botë.
Ishte fillimi i një epoke të re.Dhe një ndryshim qiellor, një kalim frekuencash.Dhe një zhvendosje e vetëdijes së planetit dhe njerëzimit. Është një ndryshim që askush nuk mund ta shpjegojë plotësisht me njohuritë që kemi sot.
Shkenca ndoshta e ndien, por nuk arrin ta kapë.Feja e nuhat, por nuk e përkufizon dot.Mistika e ndjek, por e ruan me heshtje.
E megjithatë, diçka ka ndodhur. Dhe ajo po vazhdon të ndodhë.Është ngrirë energjia e religjioneve fetare.
6.
Bota mesdhetare dhe rajone të tjera do të të udhëhiqen nga liderë shpirtërorë. Por kjo nuk do të jetë një qeverisje e thjeshtë. Do të jetë një ndarje në rajone, secila me udhëheqësit e vet, secila me një rrugë të re që po lind.
Një rajon si Mesdheu do të ketë udhëheqësit e vet, dhe kështu do të ndodhë kudo. E gjithë kjo është pjesë e një rendi të ri botëror, ku liderët shpirtërorë do të udhëzojnë.
Ditën që ata do të vijnë, bota fetare do të ulërijë me termat e feve të vjetra se “erdhi antikrishti”, ndërsa të tjerët se “zbriti Mesia”. Dhe kur nga deti të dalin Ufo-t, ata do të nxjerrin librat dhe do të kumtojnë se “Ashtu e kështu është thënë në filan faqe”.
Por kur t’u kërkohet që të vënë në funksion energjinë, nuk do ta bëjnë dot, sepse s’kanë energji.
Rendi i vjetër u drejtua nga profetët.Rendi i ri drejtohet vetë nga Zoti.
A kanë më vend thëniet nga librat e shenjtë se “në filan faqe është shkruar ashtu e kështu”, kur Zoti vetë është shkruesi i tyre?
Dhe liderët që dërgon vetë Zoti për të ekuilibruar energjinë në Tokë, do të përfundojnë fillimisht nën thashethemnajën e feve të vjetra se “zbriti Antikrishti”.
Ata, duke nxjerrë librat e vjetër, do t’i tregonin Zotit se kështu është thënë në filan faqe apo në filan kapitull të librave të shenjtë. Pra, sipas tyre, Zoti e dërgon liderin që të vërtetojë thëniet e tyre, por harrojnë se edhe në librat e shenjtë ka mangësi. Atje duhet ndarë pjesa hyjnore me pjesën e shkruar nga njerëzit.
Jo, liderët vijnë për të ekuilibruar energjinë në Tokë. Dikur këtë punë e bënin profetët.Me mbarimin e rendit të vjetër, këtë do ta kryejnë liderët shpirtërorë.Rendi i ri ka filluar më 23 dhjetor 2012, por deri në vitin 2024 ka qenë tranzicion për të ripërtërirë energjinë e çdo yllësie.
7.
Kur thuhet se “gjithë universi është energji”, kjo lidhet me një nga parimet themelore të fizikës: Ligjin e Ruajtjes së Energjisë. Kjo do të thotë se çdo gjë në univers, përfshirë materien dhe forcat, mund të kuptohet si forma të ndryshme të energjisë.
Çfarë do të thotë kjo konkretisht në nivelin filozofik dhe shpirtëror? Disa e interpretojnë këtë ide si dëshmi se gjithçka është e lidhur përmes një rrjeti energjie, duke shkuar përtej shkencës dhe duke e parë universin si një fushë të ndërthurur energjetike.
Universi nuk përbëhet thjesht nga gjëra të ngurta dhe të ndara, por është një rrjedhë e pandërprerë energjie që shndërrohet nga një formë në tjetrën. Ky koncept shpjegon gjithçka, nga forcat e natyrës te vetë ekzistenca jonë. Shkurt: Kush zotëron energjinë, zotëron gjithçka.
8.
Gjithë universi është energji. Por energjia ka nevojë të ripërtërihet dhe të transformohet për të vazhduar ekzistencën e saj.
Kështu cdo 3600 vjet ndodhin rendet botërore.Ato ndodhin edhe sepse kalohet edhe nga një dimesion në tjetrin.
Toka, planetët dhe çdo yllësi tjetër janë të lidhura në sistemin e energjisë. Rendet nisin nga fillesa e galaktikës dhe përfundojnë në planetin e fundit.
9.
Çdo 3600 vjet, një planet nis udhëtimin e tij nëpër galaktikën tonë, duke “ngrirë” energjinë e çdo planeti, qoftë me jetë, qoftë pa jetë. Ky proces ka një pasojë të thellë, pasi ai ndikon në çdoyllësi dhe element të galaktikës.Pas këtij cikli, Ufot rivendosin energjinë e humbur, duke mundësuar një lloj rinovimi të energjisë që është prekur nga ky cikël.Ky proces ndodh në mënyrë të përsëritur çdo 3600 vjet në galaktikë, duke krijuar kështu një harmoni të padukshme dhe një cikël të pafundëm të energjisë.
10.
Por ne ku ndodhemi?Ne, njerëzit, jemi vetëm një manifestim i kësaj energjie.Shkenca është shumë larg njohjes së saj, e cila kalon përtej thjeshtësisë së fakteve dhe përbërësve materialë.
Për momentin, shkenca nuk mund të shpjegojë plotësisht se si dhe pse disa nga këto vende të shenjta janë me energji të ngrirë. Për momentin, Toka dhe galaktika jonë vazhdojnë të qarkullojnë në një koherencë të përkohshme. Por nuk mund të presim përgjigje të plota për këto çështje nga shkenca deri në një periudhë të largët. Sepse shkenca ende nuk e njeh Krijuesin dhe duke e haruar se po shkencën kush e krijio kur toka në galaktikën tonë nuk është as një kokër rëre!
Ditën që ajo do t’i japë përgjigje, asokohe Toka me galaktikën tonë do të jenë bërë copë e thërrime nga Andromeda, dhe koha duhet të jetë diku nga viti 5900.
11.
Pra, rendet e reja botërore përfshijnë të gjithë planetët e galaktikës tonë jo vetëm ato planete që kanë jetë, por edhe ato që nuk e kanë. Këto rende fillojnë nga lart dhe zbrisin deri te Toka. Çdo rend i ri është, pa përjashtim, ekskluzivisht i Krijuesit.
12.
Çdo herë, pra çdo 3600 vjet, që Nibiru afrohej ndaj Tokës dhe galaktikës, ai shuante nga “memoria” çdo gjurmë të së kaluarës. Çdo rend i vjetër fshihej, si për të pastruar gjithçka që kishte qenë. Ky proces nuk ishte thjesht një pastrim, por një histori që përsëritet çdo 3600 vjet: ikën një rend dhe vjen një tjetër.
Misteri më i madh qëndronte në faktin se Nibiru nuk ishte një planet që lëvizte vetë sipas ligjeve të natyrës. Ai nuk vinte vetë, por dërgohej.Nga kush dërgohej?Ai dërgohej nga qenie të paimagjinueshme dhe supreme, që e drejtonin me një qëllim të qartë. Ata ishin ata që përcaktonin këtë cikël, duke e dërguar planetin në një udhëtim të pafund çdo 3600 vjet.
Ky cikël i përsëritur ishte parashikuar prej shumë kohësh. Sumerët e lashtë kishin lënë shenja për këtë ndodhi në tabelat e tyre të famshme, duke përmendur Nibirun dhe lidhjen e tij me periudha të largëta historike. Po ashtu, kalendari i majave, me kodet e tij të mistershme, kishte paralajmëruar për ardhjen e këtij planeti.
Të dyja këto civilizime, të cilat përpara shumë shekujsh kishin kuptuar më shumë për botën dhe planetët, kishin lënë të nënkuptohej se ndodhia e Nibirut ishte një ngjarje universale që do të ndodhte përherë, çdo 3600 vjet një ngjarje që fshinte një rend dhe rivendoste një tjetër.
Nëse e shohim energjinë nga një këndvështrim shpirtëror, ky është një aspekt që shkon përtej përmasës materiale.
Shumë tradita shpirtërore besojnë se gjithësia është e ndërtuar mbi një rrjet të pashtershëm energjetik, i cili është i lidhur me Zotin dhe është gjithnjë i pranishëm por jo gjithmonë i dukshëm për syrin e zakonshëm.
Në këtë mënyrë, ajo që mund ta shohim si një “ndikim energjetik” apo “ndryshim shpirtëror” nuk është gjithmonë një fenomen që mund të kapet me mjetet e shkencës.
Shumë filozofi dhe fe mendojnë se ndodhitë shpirtërore zhvillohen në nivele që qëndrojnë jashtë kapjes së kuptimit të thjeshtë shkencor, dhe se energjia e lidhur me Zotin mund të jetë një formë më e lartë e realitetit, e cila kërkon ndjeshmëri shpirtërore dhe reflektim të thellë.
Nëse i shohim energjinë shpirtërore dhe atë kozmike si forca që kanë ndikim mbi ne dhe mbi gjithësinë, është e mundur ta shohim jo vetëm Nibirun por edhe kometat që i shërbejnë këtij misioni dhe ngjarje të tjera kozmike si simbole të një lëvizjeje shpirtërore, apo si një kalim nga një fazë e jetës dhe e evolucionit shpirtëror në një tjetër.
Kjo është një perspektivë të cilën shumë njerëz mund ta shohin si të vlefshme, edhe nëse ajo nuk mbështetet nga shkenca tradicionale.
Disa besojnë se ngjarje të tilla mund të lidhen me ardhjen e një “periudhe të re kozmike”,me një ndikim energjetik të jashtëzakonshëm mbi planetin dhe galaktikën tonë.
Në foto ja si duket toka