
Nga Panajot Boli
Në romanin e tij të fundit ‘LIANA’ Panajot Zoto deshmon për një pjekuri të lartë artistike, por edhe për një përvojë të pasur jetësore , për njohje të thellë të realitetit, për tipizim mjeshtëror të personazheve, duke depertuar në botën shpirtërore të tyre,për të na dhenë anën emocionale të tyre, por edhe motivet,deshirat,endërrimet, kuptimin dhe përceptimin filozofik të jetës.Vlera e këtij romani qendron se autori diti të pasqyrojë ketë përceprim të jetës se personazheve në dy sisteme, atë të ‘epërsisë’ se socilizmit me njeriun e ri, dhe atë të demokracië, lirinë e vertëtë të njeriut. Këtu është gjithë dramaciteti, që të mban kureshtar dhe terheqes në çdo faqe të romanit lexuesin.Se autori diti me shumë fuqi artistike të japë në thelb evoluimin e ketij ndryshimi brenda vetëdijes së njeriut.Të trajtosh një temë të tillë, siç është jeta e njeriut që jeton në dy sisteme, nga një endërr në një zhgjendër që peson, që traumatizon rendë botën e tij shpirtërore dhe ndergjegjen,nga një euforizëm i vendit fener në botë, me dritë, në një të vertëtë ku errësira e pertejme, nuk është errësirë por dritë e vertetë e lirisë së njeriut është e vështirë, por autori ia ka arritur duke na dhenë një roman dinjitoz, shumëplanesh,modern dhe me mesazhe të fuqishme bashkëkohore. Kufiri është metaforik dhe shumëkuptimesh. Në planin real është kufiri që ndan shtetet. Por në rastin konkret është kufiri greko-shqiptar që ndan dy komunitete me formë të ndryshëm konceptimin e jetës dhe kjo e diktuar nga sistemet.Sa e dhibshme duket kjo në ndarjen që i bën kufiri një fshati ku njerez me të njejtin gjak ndahen me tela me gjemba, dashuria njerezore helmohet nga propanda, duke zbehur virtytet e bukura njerezore. Deri këtu arrin propaganda, të helmojë dashurinë e vertetë të fisit, të gjakut, të vëllazerisë dhe të harmonisë mes komuniteteve. Dhe Panajoti diti me pënën e tij të fuqishëm të jap këtë tablo rrenqethese në takimin e një fshati të ndarë në të dy anët e kufirit.Menyrën e përshkrimit e gjendjeve emocionale që ndjenë përsonazhet, dashuria njerezore që nuk njeh kufij, janë me të vertetë mjaft të gjalla, mjaft domethenëse, mjaft prekëse. Dhe këtë ka arritur t’i jap kaq emocionalisht autori. Kufiri tjetër është ai në vetedijen e personazheve,nga entusiazmi socialist në të vertetën kapitaliste. Edhe ky kufi është i tramatizuar, të shpon edhe ai si ai me tela me gjemba, të

lë plagë. Se jeta nuk është ajo që është trumbetuar, duhet një fillim i ri. Dhe kjo nuk është e lehtë.Plagët nuk mbyllen kollaj. Edhe koha të kaloj,po të gervishet pak,dhemb shumë.Autori diti të hyjë në vetedijen e përsonazheve dhe të jap esencën e ketyre kufijve. Emigracioni është një term i thatë, emigracioni metaforik përshkruhet me emigracionin brenda shpirtit të njeriut. Dhe kur flasim për përsonazhe kemi parasysh Liana Sionis, ose Diana Gjoni dhe Albanin, në të cilat autori vertit gjithë dramacitetin dhe peripecitë në këtë evoluim ose emigracion të ndergjegjes se tyre. Do të thotë kush qe e lexon:Po ndryshimi i emrit? Ndryshimi i emrit nuk është esenca , as paragjykim, por është identitet i dyfishtë, që përshtatet me hapin e kohës, me civilizimin njerezor, dhe identiteti që lidhet me origjinën nga vjen.Është mesazhi që autori e thekson, njeriu përqafon të renë, përshtatet me kulturën globale, por nuk harron origjinën e tij, gjuhën, traditat, kulturën e vet.Romani trajton një periudhë tepër delikate për Shqiperinë, atë të rrezimit te një sistemi totalitar dhe hapja drejt një sistemi pluralist. Kuptohet sa e vështirë është të pasqyrosh këtë çoroditje të shoqerisë, këtë trancion kaq të veshtirë. Panajoti, me përvojën e tij si gazetar, ia ka arritur të na jap një roman të spikatur, mbresëlenes , në një temë të tillë sociale që do penë të mprehtë.Liana midis dy koheve, kjo është shtylla e romanit rreth të cilës vertiten gjithë ngjarjet e tjera, e djeshmja e saj një luftë për eksitistencë, e sotmja me shijimin e lirisë, por me një plagë malli për vendlindjen, për qytetin e saj, , me një boshllek. Jeta në socializëm, me psedoshpreat nga fluskat e një propangande tymuese për njeriun e ri, kufiri, zhgenjimi, dalja nga izolimi, shpresat e reja dhe ringritja shpirteroe mes dritës se lirisë se vertetë. Këto plane janë dhenë me shumë realizem, me forcë mjeshterore artistike. Në roman është pasqyruar bukur e me imtësi dy copëzat e jetës së Lianës, që kanë të njejtën rrenjë. Ose unë do të thoshja se mbi një trung të porsaformuar,pjesa e parë e jetës se Lianës, është shartuar me një bimë e re, atë që ndoqi në ringritjen e jetës së saj. Fati i Lianës është fati, ose thenë më mirë rruga e qindra shqiptareve të tjerë që luftuan për një jetë me të mirë, përshtatur me përparimin e kohës dhe modernizimin e shoqerisë. Autori me Lianën ka dhenë evoluimin që ndodh brenda shpirtit dhe jetës së saj, kapercimi i kufirit për të ringritur jetën se saj, riperceptimi i jetës, përballimi i boshlleqeve dhe i plageve. Merita e këtij romani që ia shton vlerat, është dhenë nepërmjet një femre,forca e saj,guximi, për të dalë dhe triumfuar mbi paragjykimet se femrat janë inferiore brenda një shoqerie. Gjithashtu përcillet mesazhi se njeriu nuk ndahet nga vendi i tij, por edhe nga vetja.
Pika me e ndritzr në roman mendoj se është vila e aktores Pirhani në Athinë, me trendafila,me dashuri,kulturë. Në menyrë simbolike autori percjell mesazhi se kultura,arti , dashuria, ngrohtësia njerezore, i bashkon popujt,jo politika.Janë me të vertetë brilante përshkrimet e viles me njerezit e saj,me shpirtin human të kesaj artisteje, që tipizon artistet që nuk paragjykojnë,as etnitë, as racat, as ngjyrat, as fetë, por sjellin mesazhe paqeje,dashurie, bashkëjetese. Me të drejtë autori i ka dhënë shkelqim kesaj artisteje, kësaj vileje.
Interesant është edhe Albani si përsonazh, por do të ishte me e i arrirë nese autori do të futej me thellë në botën e tij shpirterore, se shpesh ngelet i mbyllur,si i izoluar, por me vendime të guximshme dhe të pavarura.
Kësaj radhe, në këtë roman autori e ka treguar veten piktor të fjalës me përshkrimet kaq të bukura në fuksion të gjendjeve emocionale. Natyra, deti, janë dhenë me ngjyra mahnitese, me ndjesi që burojnë nga vetë gjendja shpirteror e vet përsonazheve, apo peizazhet natyrore që simbolizojnë ide e mesazhe të caktuara. E them këtë duke parë romanin,në krahasim me librat e tjerë,e kjo sigurisht nga ndikimi i profesionit të gazetarit, ka një një nivel cilësor artistik shumë me të lart.Simbolet dhe metaforat kanë epërsi në këtë roman, Nuk mungojnë edhe kompozitat e formuar prej tij si një pasuri leksikore
Si përfundim, sidomos me arritjet e dy romaneve të fundit ”Akili i Sulit” dhe ”Liana”, Panajot Zoto u ngjit një shkalë me lart si romancjer i spikatur në letërsinë shqipe