Rreze të arta-Sanie Tushi Rrokaj


Kur pranvera vjen të zgjon
Dielli derdh ar mbi përmbi fletë
Ajri mban erë jeshile
Dhe kthehet përmbi det !

Rrezet bien mbi dritare,
Përmbi rrugë, pëmbi fjalë,
Dhe ngjyrosin heshtjen tënde me një zë të ngrohtë ngadalë.
Atje ku shkëlqen ylberi

drita pëmbi sytë e tu,
Përmbi dallgët e një vale
Si vezullon ngjyra blu
Ti je pranvera ime,

Pjesa tjetër dritë lëshuar
Rreze artë përmbi bar
Porsi deti valëshkruar !
Sanie Tushi Rrokaj