Tomi Buzi

Rruga përtej kësaj bote të mallkuar!..
Kali e vraponte zallishteve, rrugëve plot pluhur, pa ‘drit’..
Në brëndësi të errësirës veç mëndja i shëtiste udhëve, jo syt ,
Ai ecte mbi kalin e Tijë, si të ishte mesia, jo një kalorës i verbuar
-Hej,- ju thërriste zogjëve, – Më tregoni udhët përtej kësaj bote të mallkuar !

Kishte vite që vetmia e kish mbërthyer me pranga skllavërie..
Jeta i kishte dhënë shuplakën e humbëtirës me vete, kudo
S’shihte asgjë, veç rrugëve të mbyllura brënda një “kutie”..
Thell.., nën vezullime aureolash që ndriçohen shpirtit ngado.
-Për ku je nisur kështu o kalorës, bota ka hipur mbi kal të harbuar,
Kthehu të gjesh një strehë, të kalosh jetën me hallin që t’ka zënë
-Nuk kthehem nga rruga për ku jam nisur o shtegëtar të uruar,
Ju veç më tregoni, ku të mbledh vargje e t’kompozoj një këngë !
-Për kë e do këngën, për kë do e këndosh o kalorës i verbër ?
-Për botën që më rrethonë, për shpirtrat e shuar, jo sytë,
Këngën do ta vesh me mantelin e grisur, të muzikës funebër..
Që tingujt të trokasin portave, ku shpirti s’gjallon më drit !
-Si e sheh botën që të rrethon, si e drejton kalin pa sy, o njeri ?
-Thellë, brënda shpirtit është drita që s’shuhet
asnjëherë,
Me atë dritë shehë Zoti, me të shohin të gjitha perënditë ,
Është drita që lexon pentagramin, që kur bota ka lerë
Kali e gjezdiste zallishteve, rrugëve plot pluhur, pa ‘drit’..