Ruajuni mallkimit të tokës-Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

Toka, ishte shumë e tharë

I kishte ikur komplet vlaga

Buzët në copa i ishin çarë

Gjak i pikonte nga plaga.

Kishte kohë pa u lagur

Asnjë pikë shiu nuk binte

Çdo ujitje kishte shmangur

E qetë ajo aspak nuk flinte.

Ishte zemëruar me të gjithë

Që ikën larg dhe vetëm e lanë

Nga thellësia lëshonte klithmë

Ju duk ,sikur me plumb e vranë.

Ruajuni mallkimit të tokës

Se do ju zërë ai nje ditë

Kudo të jeni në cep të botës

Do t’jetë vështirë për tu ngritë.