Dea Hoxha

Sa bukur të jetosh në ty…
Kam një histori për të treguar,
më bukur se të jetosh pa asgjë,
një histori nga ato që dua ta them.
Por po ia tregoj hënës,
ajo nuk flet, vetëm dëgjon.
Se po foli,
shi meteorësh do të ketë
mbi supet e mia, të dërrmuara prej pritjes.
Mallkuar qoftë dita kur drita m’u pakësua,
dhe yjet i ngatërrova me lotët.
Kam një histori për të treguar,
po e di, zemrat janë si gurët.
Disa janë më mirë në fund të detit…
Por sa mirë të jetosh nën tehun e jo fatit.
Të dashuron deri në urrejtje,
por ajo s’është kurrë vetmi.
Dhe kjo s’është një poezi malli…
Dea Hoxha