
SAFO E KOHËS MODERNE
Në Jugun e perëndishëm, me seli Sarandën, përmbytesh nga nga furia e zërave poetikë, ku çdo njëri është më i mirë se tjetri. Por në këtë oaz poeti më i ri, vihet para një sprovë të fortë dhe ndjehet i rrezikuar n’ këtë betejë të pabarabartë “kapedanësh”. Atëherë duhet bërë e “pabëra” për të sjellë të tjera xhevaire poetike, për të marrë devizën,,, e për të ngritur zërin : se jam edhe unë këtu, duke definuar përmes e dallgësh joniane,,, jam ajo ” VAJZA QË KALOI DIELLIN” Kushdo pyet : Ç’ është kjo ” krye’lartësi” që kërkon heshtje e vëmëndje për ta dëgjuar ? Ku e gjen guximin për të thënë, se jam unë ajo poetja e Jugut, kur dihet mirë që aty, ka poetë emër’ mëdhenj dhe tronditës.. Shija s’ është dhe aq e mirë, por kur lexon fjalën e saj të prilltë, çdo gjë përmbyset dhe në kujtesë fiksohet një emër i ri e vezullues, Migel Flor. Më andej sheh ylberime marramëndëse dhe erërat s’ janë më prej ajri, po prej qumështi trëndelinash Konispolite, të trevës ku poetja u lind e u rrit me qumështin mitik…
Vet titulli të fut në molloi, e kërshëria imponon rizhytje brënda krijimtarisë, sepse dihet mirë që, “koralet” gjenden vetëm thellësive të mëdha, aty ku muza fsheh misteret e saj… Unë me merak poeti, kam qëmtuar disa perla, të cilat dritëzojnë dhpirtin.. * Nga syri i gjilpërës, shoh shkronjëzat e syrit tënd; Ç’ finesë ? A thua se vet poetja ka teleskop te qelqja e syrit të plasaritur prej lot’mallit, apo është vet syri’ zemrës së saj që sheh të padukëshmen ? * Trëndafilishtja e gjirit, krihet nga qerpikët yllit të ” këputur ” Cila shpirt piktori, s’ do lumturohej me këto vargje të virgjër dhe t’i ekspozonte ato në tellajon një antologji poetike ? * Në iridin e qiellit, feks hëna sa e bardhë e thoit: Kush prej nesh, s’e ka parë hënzën e ngrënë dhe nuk e treti dot syrin atje lart, ku hëna e pabërë, “tret” yjet e këputur * Qumështi i gjirit, si e bardhë e syrit të nënës lehonë: Do ishte pak të thoshnim: lumë argjëndi, një poemë më vete, sa tunduese, aq magjepse, që të shkul rrënjët e kraharorit… Ikona’metafora, që të bëjnë “ziliqar” deri në dëshpërim, kur ato nuk i shkruan vet, edhe pse dehesh prej tyre, si një eliksir që parfumon shpirtin njerëzor…
Poetja i ngjan lumit malor fhe si troftë “kokëkrisur” kërcen lart kundër rrymës Krijimet e saj ka një ngjizje fantastike poezi-filozofi, e cila lidhet ngushtë me kulturimin. talentin dhe genet çudibërës që trashëgon,,, Labëri e Çamëri e cila e bën artin e saj aq të perëndishëm.. Me thinja shpirti bëhesh, kur dëgjon simfoninë e vargjeve që pikojnë ar, për Çamërinë “hakë’ngrënë”… një poezi që kushdo do ta këndonte me veten e tij: Nën kurorë ulliri…. u hodh vallja Çame Tabani i këmbës, kokrrat ktheu n’ vaj Mbi valë lumi dëgjohen klithma drame Valle e këngë… ruajnë historinë e saj… Kush më shumë se poeti, digjet në kaminën e plagëve të mëdha?
Është pikërisht ajo ” kryelarta” që shkon me hire, krah të prijësave: Hekuran Halili, Timo Mërkuri Agim Bajrami e të tjerë kapedanë Jonianë, që kanë bërë zemrën e tyre me birë për Çamërinë halle’madhe…është poetja merak’madhe që pendën e galvanizon galerive shpirtërore për Etërit, vendlindjen, detin, dashurinë, brengat dhe gëzimet, e cila si demone thundron dhe e kapërxen kohën.
Ndodh që vërshimi të sjelli edhe vergjeli të pakrehura mirë,,, por magjia e një kënge të lashtë na vjen si sirenë e na bëhet lemëz në grykë me fjalët e argjeda: ” E pa krehur, ngjan edhe më e bukur”…por akoma më lozonjare do i shkonte pagëzimiymë më kuptim’plotë; “mjalt’ hidhura e poezisë” Në këtë oaz, bashkëudhëtojnnë natyrshëm: moderrnia me klasiken e verës së vjetër. në vijën e artë të vargmalit poetik: nga uragani Migjen deri te Shën’poeti Petrit Ruka, i cili me vështrim fajkoit mbi bedenë, duket se do të ratifikojë kufijtë e kohës moderne. Në këto burime poetja mëndet e çmëndet dhe do t’i shkonte bukur për shtat urimi më i sinqertë e mbresëlënës: udha dritë Safo e kohës moderrne…
Namik Sali Jahaj, poet (Nga promovimi i librit “Vajza që kalëroi Diellin”)