Sakrifice e Familjes Salihaj nga F.Sh.Duraj të Kacanikut -Xhevë Salihaj

Me pankartë në duar është Vellai im Reshati Salihaj,gjatë protestave në Gjenevë më pas i kthyer menjeherë me të filluar Lufta në Kosové për tju bashkuar Ushtareve të UCK-së,bashkë me vëllain Zaimin asokohe 17 vjec.

Reshati,La në Zvicër Bashkëshortën Çamërine me dy fëmijë binjak 2 vjec.

Pastaj ranë Hero edhe 5 antarë (4 vëllezer dhe nje Grua) të Familjes sonë shtëpia u dogj U granatua deri ne themele ku mbeti e vrarë nje prej zonjave të 

Familjes sonë Infermierja Lumnije Hajdari-Salihaj e cila bashkë. me vëllain Kemalin,i cili u vra dy javë pas Lumnijes me dy vellezër të tjerë lanë pas es fëmijë bonjak.

Pas perfundimtar te luftes Reshati kthehet në Zvicër Duke marrë me vete dy fëmijet njeri 2,5 e tjetrit 5 vjec sëbashku ne Çamërinë i rritën i edukuan i Arsimuan me shumë mund e sakrificë por me dinjitet DHE Dashuri të madhe.

Sot të dy fëmijet e Kemalit janë Mësues në Gjenevë.

Unë kisha 7 vëllezër 7 Sokola të gjithë i shërbyen Atdheut dhe e tërë familja ishim në shërbim të saj për të cilin ishim betuar 

Na vranë na shkatërruan na digjën na perveluan por jurrë nuk na zbrapsën dhe NUK na thyen shpirtin edhe pse na e dogjën Flak.

Ishim dhe jemi familja më e dëmtuar jo vetém ne Fshat( qe ishim e vetmja Familje hal ne sy)si  Para dhe ne luftë ne Kommunen e Kacanikut.

Familja jonë ishte ne shenjester 15 vjet Para se ne fillu Lufta.