
Në këtë fshat heroik të Kaçanikut, pesë martirë të lirisë nga kjo familje dhanë jetën e tyre dhe u flijuan për lirinë e Kosovës. Kohëve të fundit, kujtesa për ta është nderuar me rregullimin e memorialit të tyre të denjë në Duraj.Më poshtë po ju sjell një poezi të re kushtuar pikërisht vëllezërve dhe martirëve të familjes Salihaj në Duraj të Kaçanikut
Gurë Kufiri në Duraj të Kaçanikut
Gryka e Kaçanikut ushton e bën dëshmi,
Për bijtë e saj që ranë për liri,
Në fshatin Duraj, ku lisi mbin mbi gur,
Familja Salihaj nuk u përkul kurrë.
Pesë yje lirie, pesë martirë në një vatër,
Për tokën e Kosovës u bënë mburojë e hatashme
,Në mbrojtje të pragut, me besë e me nder,
Gjakun e tyre e falën si pranverë.
Nuk ka harresë për ata që bëhen urë,
Nën qiellin e Kaçanikut, shkruar në flamur,
Vëllezërit Salihaj, me rrënjë në këtë truall,
Histori e gjallë që kurrë s’ka për t’u shuar.
Sot memoriali në Duraj flet me zë lirie,
Për pesë dritat që i dhanë vendit hije,
Shkolla e fshatit dhe malet dëshmitarë,
Për gjakun e pastër të këtij fisi krenar!
Motër,Xhevë Salihaj