
SERVILËT DHE SAHANLËPIRËSIT
Kombi i stërlashtë, kombi shqiptar,
nëpër shekuj ndiqej me zjarr e urrejtje.
I papërkulur e krenar, mbijetoi kombi ynë,
ecte fuqishëm me këmbë në tokën kuqezi.
Në ecje e sipër, koha i zhveshi servilët;
të tillët edhe sot zvarriten për drekë e darkë.
Pafytyrët veç maskat i ndërrojnë për interes,
sahanlëpirësit, pehlivanë të lyer me vaj,
kërcejnë andej e këndej për një karrige.
Bukën që e hanë e shkelin pa mëshirë,
lirinë e fituar ta “pshurrin” bukëshkelësit,
zvarranikët e kohës, pa shtyllë e pa besë.
Jetojnë me shumë fytyra, Zoti i vraftë!
Ata e ato janë rodi i bushtrave të përdala.
Kosova nga këta servilë po kukat.
Populli im, kujdes me votë, mendjen në kokë:
VOTËN ATDHETARIT DHE BESIMTARIT…!?