
Shën Maria është figura e shenjtë që prek shpirtin njerëzor në brendësi.
Ajo që fal dashuri pa shpërblim, nëna që përqafon dhimbjen e botës dhe përkushtimin që nuk thyhet përballë vuajtjes.
Dashuria që përballet në sakrifica, durim e falje.
Shën Maria kujton se dashuria është dhimbje.
Të duash do të thotë të pranosh frikën e humbjes, barrën e sakrificës.
Nëna është vendi ku nis ndjenja e sigurisë e mësohet dashuria.
Ajo mëson ti qëndrojmë pranë asaj që beson edhe kur rruga është tepër e vështirë.
Forca e njeriut është përballja dhe gatishmëria e tij për hir të dashurisë dhe së mirës.
Figura e Shën Marisë vjen në breza si trashëgimni shpirtërore dhe kulturore ndaj asaj që marim dhe asaj që lemë pas.
Të duash e ti përkushtohesh të mirës do të thotë mos lejosh që koha të varfërojë shpirtin njerëzor.
Ajo që bën jetën të pavdekshme nuk është koha që jetojmë por dashuria që lemë pas.
*
Njeriu i sotëm duket sikur ka humbur besimin tek e shenjta, tek lidhja e lashtë e njeriut dhe natyrës.
Sfiduar ligjet e natyrës apo largimin nga ekuilibri krijon iluzionin se mund të bëhet zot i gjithçkaje.
Por natyra as harron , as fal duke ju përgjigjur çdo arrogance njerëzore .
Zoti, natyra dhe njeriu, tre realitete të ekzistencës.
Kur njeriu harron veten e tij në këtë rend, ai humbet rrugën drejt vetvetes.
Nga këndvështrimi i besimit, shumë njerëz mendojnë se Zoti e krijoi nënën si një nga mënyrat më të bukura për të na dhënë dashuri, kujdes, mbrojtje dhe jetë.
Nëna është personi që na mëson gjërat e para, na qëndron pranë kur kemi nevojë, na do edhe në momentet kur gabojmë.
Zoti krijoi nënën që në fytyrën e saj të shihnim dashurinë, përqafimin dhe një zemër të hapur ku të mund të trokasësh.
Zoti nuk mund të ndodhej kudo, ndaj krijoi nënën.
Brixhilda Raspopi Dede