Shko! – Alban Kënuti

Alban Kënuti

 

 

Shko në kinema,

shiko një film.

Shko në teatër,

shiko dramë a komedi.

Shko në libra ri,

bli një libër,

lexo letërsi.

 

Shko në galeri arti

dhe merr kulturë,

të shijosh pikturë

po edhe skulpturë.

 

Shko në park arkeologjik,

ku mbi rrënoja antike

lashtësia të thërret:

“Ti s’je i ri në këtë planet.”

 

Shko në muze,

ku tregohet historia,

ku mendja ndriçohet

nga padituria.

 

Shko në opera mondane,

ku tragjeditë shekspiriane

të çojnë në një botë frojdiane.

 

Shko në kala të vjetër,

ku heronjtë ende luftojnë.

Shko në kishë a xhami,

ku lutjet drejt qiellit shkojnë.

 

Shko në aktivitet sportiv,

për t’u kalitur fizikisht;

se edhe vetëm duke parë,

të ngroh shpirtin thellësisht.

 

Shko në bregdet,

ku vala të përkund.

Shko në mal,

ku ajri freskon pafund.

 

Shko në natyrë të qetë,

te ujëvara që këndon,

pranë lumit që gurgullon,

mes pemëve që lartësinë sfidon.

 

Shko!

Lëviz ngado.

Mos rri, mos prit,

jetën shijo!

 

© Alban Kënuti