Hajri Lamaj

Në jug të Beratit ,është një fshat i bukur
I bukur dhe i lashtë sa vetë historia
Dikur me njerëz dhe jetë të gjallë
Sot, ata që kanë mbetur, i ka mbytur vetmia.
I bukur dhe i lashtë sa vetë historia
Dikur me njerëz dhe jetë të gjallë
Sot, ata që kanë mbetur, i ka mbytur vetmia.
Dikur, ky fshat malor ,rrëzë malit
Banuar me njerêz nga fise të ndryshme
Krijuan një mardhënie mes njëri- tjetrit
Ku, asnjëherë s’e kanë vënë miqësinë në mëdyshje.
Atë mardhënje të bukur, jetuam edhe ne
Që erdhëm pas atyre njerëzve të mençur
Sa mirë do të ishte t’i kishim sot pranë
Sepse, koha që po jetojmë është e çmendur.
Ky fshat rrëzë malit, në jug të Beratit
Me emrin e bukur dhe të lashtë “Çorrogjaf”
Rrethuar nga fshatra me njerëz bujarë
Tomorri i jep vetëm “ditë” mysafiri nuk shehë ” natë “.
E tillë është bujaria e këtij fshati
Edhe te fshatrat që atë e rrethojnë
Tani, që po përfundon dhe kjo rrugë e bukur
Të fton të kthehesh dhe atje të jetosh.
Në ato fshatra të bukura të zonës sime
Para se të vini, mësoni historinë !
Atje të presin me këngë dhe valle
Në fund dhe ti duhet të ngreshë dollinë.
Para se të vini, mësoni historinë !
Atje të presin me këngë dhe valle
Në fund dhe ti duhet të ngreshë dollinë.