Shoqet zgjidhi me kujdes…Mimoza Lazaj

Shoqet zgjidhi me kujdes…

Zgjidhi shoqet me kujdes,
Ashtu siç je vetë.
Të të qëndrojnë pranë,
Në të mirë dhe në të keq.

Vëzhgoji dhe studioji,
Dhe kur je në vështirësi,
Ato të jenë aty.

Nëse një ditë të zhgënjejnë,
Tregoju rrugën,
Dhe u thuaj me kujdes:

Mos kujto se ma hedh,
Siç ma bën, do të ta bëjnë,
Por ty më rëndë.

Zgjidhi shoqet, por shikoji,
Cila do të qëndrojë gjer në fund,
Ajo është shoqe për kokë.

Nëse jo,
Tërhiqu në vetminë tënde,
Ashtu siç ke bërë gjithmonë.

Krenarinë mos e ul kurrë,
Sa të jesh gjallë mbi këtë tokë…

Lazaj Mimoza!