Shtatori më kujton ty-Ariel Bella

Ariel Bella



Sonte, kjo vjeshtë,
në këtë mbrëmje të vonë,
më sjell një mall
që nuk di të flejë.

Më sjell sytë e tu,
zërin që ende e dëgjoj,
dhe atë buzëqeshje
që koha nuk ka mundur ta zbehë.

Sa vite kaluan,
sa kohë shkoi ngadalë…
Por ti ke mbetur
aty ku të lashë:
në kujtimet e mia.

Ky fillim shtatori
më ktheu pas në kohë,
te ditët kur shkonim bashkë në shkollë,
te netët kur flisnim për çdo hall,
te fëmijëria jonë e gjatë
dhe rinia e bukur.

Sa shumë më mungon,
vëllai im.

Dhe sonte gjumi s’po vjen.
Ndoshta nata e di
se ka kujtime
që nuk duan të flenë.

Të dua, vëllai im.
Vitet mund të kalojnë,
por disa mungesa
nuk mësohen kurrë.

Sepse disa njerëz
nuk largohen nga zemra.
Ata thjesht
bëhen pjesë e saj.

Dhe ti je aty,
në çdo shtator
që më sjell përsëri
mallin për ty.