Tomi Buzi

” Sifilizi ” i Delirit të madhështisë !?..
Mos vall jemi beduin ‘ shkretëtirash’
të një planeti tjetër ..
që kemi zbritur rëshqanthi, në
kët truall hyjnish ?..
Apo kemi zbritur mugëtirave mjekërosur si cjepër…
për tu krekosur me njëritjetrin,
në emër të ‘trimërisë’ !..
Kush jemi, që vritemi e pritemi, si në shekullin e ” Likaonit ” ,
kur njeriu zbriti nga laboratorët e klonimit artificial ,
Apo jemi ‘vemjet’ e Darvinit, që vijmë nga majmunët e ‘klingtonit’..
mbytur, në ‘metamorfozën’ e Franc Kafkës, oazit me djajë !..
Vritemi në mes vedi, e shuhemi ç’do ditë si vesa ‘kopile’..
mëndje-rudhosur prej delirit, si majmunë eksperimental ,
Çubriloviçët shkojnë ‘fillin’ e djallit anë e mbanë kufijëve ..
duke u gajasur me tradhëtinë, që na shpopulloj, ngadal !
Ne heshtim si gjelastrak me pëndë të rëna rugës..
strukur nën hijen e mjegullnajës të lakmisë idiote ,
Grekët ende na mbajnë lidhur me shallin e ‘magjis’ së luftës..
duke pritur të ‘fluturojmë’ si beduin shkretëtirash, ndër mote !..
Boll u vram e u premë si në përrallat e Ezopi-t ‘ mëkatar ‘,
Boll me ‘muskujt’ e idiotit duke vrarë njëritjetrin pa mëshirë,
boll me parat e Serbit e të Grekut, tërhoqëm shpirtin zvarr ..
dehur nga miopia, mbytur prej ” sifilizit ”,në DELIR !..
Shënim !?..
”Nëse doni të bëheni zotër të ” Ballkanit” ,
zbatoni planin tim për shpërnguljen e Shqiptarëve me dhun e gjak, dhe patjetër të ndryshoni historinë , dhe ta asimiloni atë, pastaj zhdukja e gjuhës së tyre të lashtë, do të vijë me slavizimin e sajë, pa harruar asnjëherë pushtimin e tokave të tyre dalngadal qoftë edhe me dhunë, që t’ju lëm brezave një të ardhme të sigurt , me histori të madhe, ashtu siç bënë edhe miqtë tanë’ Grekët , me ”heroin” e tyre Zervën ..” !..
Vaso Çubriloviç !
NUK NA DUHET NDARJA, POR BASHKIMI !!