Sjellja e eshtrat të Naim Frasherit në vitin ’37 në atdhe-Gezim Llojdia

Gezim Llojdia

1.

Më 12 janar 1937,gazeta Drita publikoi një lajm të rëndësishëm, që do të mbetej një moment i paharruar në histori.Ishte një lajm që fliste për një veprim të veçantë dhe të një rëndësie të madhe kombëtare, Mbretëria e Zogut do të sjellë eshtrat e poetit të madh kombëtar Naim Frashëri në atdhenë e tij.Ky lajm erdhi si një akt i veçantë nga Mbretëria Shqiptare, një veprim që tregonte jo vetëm nderim dhe respekt për Naim Frashërin, por gjithashtu një simbol të lidhjes së kombit me historinë dhe kulturën e tij. Mbreti Ahmet Zogu, një figurë që kishte një vizion të qartë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, mori vendimin që të sjellë eshtrat e poetit më të njohur të kombit, i cili kishte kontribuar aq shumë për çështjen kombëtare dhe për ngritjen e frymës kombëtare shqiptare.Në një urdhër të Qeverisë, që u dërgua nga Mbreti në Kryeministri, u shpall se komisioni i cili do të nisej për në Stamboll do të mbulonte shpenzimet e transportimit të eshtrave të Naim Frashërit deri në Shqipëri. Ky veprim ishte jo vetëm një nderim për poetin, por një akt që i dha rëndësi të veçantë kujtimit dhe trashëgimisë kulturore të vendit.

Në mënyrë të veçantë, Mbreti Zogu urdhëroi që të formohej një komision special, që do të udhëtonte në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit dhe për t’i sjellë në Shqipëri. Ky komision do të përbëhej nga figura të njohura të shtetit dhe kulturës, të cilët do të përkujdeseshin për këtë mision të shenjtë. Në përputhje me urdhrin e Mbretit, ai pagoi të gjitha shpenzimet që kërkoheshin për këtë akt të rëndësishëm, duke e bërë këtë një veprim të plotë dhe të paçmuar.

Letra e Mbretit dërguar Kryeministrisë përmbante detaje të sqaruara për organizimin e komisionit dhe ndihmën që duhej të ofronte shteti shqiptar për kthimin e eshtrave të Naim Frashërit në atdhe. Një akt i tillë tregonte një vlerësim të jashtëzakonshëm për një figurë të shquar të kulturës dhe historisë shqiptare, dhe një kujdes të veçantë për të ruajtur dhe nderuar trashëgiminë kombëtare.

Kryeministrisë -Tiranë .Tue pamë shtypin kombëtar që po meret me nevojën e transportimit të eshtrave të ndjerit Naim Frashëri ashtu dhe përpjekjet e sakrificat e tij të shqueme për vetësundimin e atdheut . Urdhërojmë që të formohet një komision prej dy vetëve për të shkue në Stamboll me marrë eshtrat e tij e tue transportue për varrim këtu në Atdheun tonë .Shpenzimet e Komisionit e të transportit do të bahen prej meje .Përfundimi të na njoftohet . ZOG

2.

Naim Frashëri është një nga figurat më të shquara të letërsisë shqipe, i cili nuk njihet vetëm për veprat e tij poetike.Por edhe për një histori të veçantë, që e bën atë poetin me disa vendvarrimi.Kjo është një histori që ngërthen dhimbje, mister dhe një lloj shenjti që është i lidhur ngushtë me shpirtin e popullit shqiptar. Nuk është thjesht një figurë e shquar letrare, por një shenjtor që iu dha frymë letërsisë dhe kombit shqiptar dhe që shpërndau mesazhe të rëndësishme për identitetin dhe shpirtin e tij.

Naim Frashëri është poet i cili nuk është varrosur në një vend, por në disa varre. Dy prej tyre ndodhen pranë dy teqeve bektashiane, që lidhen me besimin dhe filozofinë shpirtërore të poetit. E para ndodhet në Madriven Qojt, në pjesën aziatike në perëndim të Stambollit,ku trupi i tij prehet në një nga teqet më të njohura të bektashizmit. Ky varr u bë shtëpia e poetit pas vdekjes, në vjeshtën e ftohtë të 20 tetorit të vitit 1900.Aty u varros edhe vëllai i tij, Samiu. E gjithë kjo është një histori e ngarkuar me një nëntekst të thellë emocional dhe shpirtëror.Ngase Naim Frashëri, poeti që u dha kulturë dhe frymë letërsisë shqipe, ka lënë pas një copëz të dheut të huaj që tashmë ka përqafuar eshtrat e tij.

I ftohti i atij tetori nuk i ka dhënë mundësi poetit të kthejej në atdhen e tij. Gishtat, dhe kraharori akull.Në diçka,që s’mund të kthehej,më aty ku ishte përherë.Gërmë,për gërmë e kërkuam.Fle ,në këtë copëz të huaj poeti ynë?Ku prapë ëndrron,dheun e tij. Në letrat e tua,tek penda jote është letërsia jonë.Të gjetëm ty, një pikë e haruar në dhe të huaj. Ç’frikë kishin nga ty tradhëtorët?Emri yt i llahtariste tinzarët? Ngrehu!Zgjohu,pra!

Po sa ftohtë këtu,ç’bënë kështu ? Por njihet një fakt,që në vende të shenjta,territori i tyre mbanë shenjtorë me frymë të Zotit.

Për poetët dhe lexuesit e asaj kohe, Naimi ishte më shumë se një njeri i thjeshtë.Ai ishte një simbol i pashuar i identitetit shqiptar.Dhe për ta, ai e gjeti prehjen në një “copëz të huaj”, në një vend tjetër jo në dheun etij, por që megjithatë i ofroi atij një prehje të përkohshme.

Kërkimi për trupin e poetit në atë “copëz të huaj” është një akt që tregon se Naimi nuk ishte thjesht një poet, por një simbol i madh i kombit shqiptar. “Fle, në këtë copëz të huaj poeti ynë?”kjo është pyetja që ngrihet nga zemrat e atyre që e donin dhe e nderonin, por që nuk mund të pajtoheshin me mungesën etij. A do të mund ta gjenin atë përsëri? Po ku ishte dheu i tij? Kjo ishte një dhimbje që thellohej për çdo shqiptar, sepse për ta, Naimi nuk ishte thjesht një poet, por ishte shpirti i kombit.Në letra që ai kishte lënë pas.Dhe në çdo varg që kishte shkruar.Poeti kishte lënë një pjesë të shpirtit të tij, një pjesë të veprës që do të jetonte përjetë.

“Në letrat e tua, tek penda jote është letërsia jonë,” është thënia që qëndron si testament i veprës së tij të pashuar dhe i mesazhit të tij që do të mbijetonte.

Poeti nuk do të kishte pushuar së ekzistuari, pasi çdo varg që kishte shkruar ishte një pjesë e ndritshme e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në traditën bektashiane, ekziston një aksiomë që thotë: “Pena e dijetarit është më e ndritur se gjaku i derdhur i dëshmorëve.” Ky është një shprehje që tregon lidhjen organike mes shenjtorit të fjalës dhe penës mistike Naim Frashëri, i cili ka qenë një figurë e tillë, ka dhënë gjithçka për të ndriçuar rrugën e letërsisë dhe për të nderuar kulturën shqiptare.Në këtë kuptim, poeti Naim Frashëri është një shenjtor që i dha frymë letërsisë shqipe, duke e ngritur atë në nivele të larta dhe duke i dhënë mundësinë popullit shqiptar të ndjejë krenari për shkrimet dhe mesazhet e tij. Ai ishte, dhe mbetet, një simbol i fjalës së shenjtë dhe të penës që i dha ndriçim një populli të ngratë nga historia e tij e dhimbshme dhe e lodhshme.

Kjo është një histori që na kujton se shenjtorët e fjalës dhe të penës nuk mund të vdesin. Pavarësisht se ku mund të prehen eshtrat e poetëve të mëdhenj, fjalët dhe vargjet e tyre do të mbijetojnë përjetësisht. Naim Frashëri është një nga ata shenjtorë,sepse vetëm për ata kanë disa varre, nuk ka vdekur kurrë në shpirtin e kombit shqiptar.

3.

Streha e dytë, një dhembje dhe krenari e përbashkët, është kryeqendra e bektashizmit në Tiranë, qyteti që mori në krah poetin tonë të madh, Naim Frashërin, pas 37 vitesh qëndrimi në dheun e huaj.Një periudhë e gjatë, plot lagështi dhe ftohtësi, e kaloi Naimi në Stamboll, larg nga trojet e tij të dashura, por zemra e tij gjithmonë rrihte për Shqipërinë. Pas shumë vitesh në mërgim, shteti shqiptar vendosi ta sillte atdheut një nga thesaret më të çmuara të kombit, dhe poeti i shenjtë do të prehej në tokën që e kishte dashur dhe nderuar përmes çdo vargu.

Ky akt i madh u realizua gjatë mbretërisë së Zogut, një periudhë që, ndonëse e rëndë dhe e errët për shumë shqiptarë, u bë një moment historik.Shteti vendosi që varri i poetit të shenjtë të bëhej një vend i shenjtuar, një kryeqendër e bektashizmit, ku besimi dhe kultura do të bashkoheshin për të nderuar emrin e tij. Banesa e Naimit në periferi të Tiranës do të bëhej jo vetëm vendi i tij i fundit i prehjes, por edhe një pikë ndalimi për besimtarët dhe të gjithë ata që kërkonin frymëzim nga poezia dhe mësimet e tij.

Pas sjelljes së eshtrave të Naim Frashërit në Shqipëri në vitin 1937.Fjalët e besimtarëvev ishin ” Naim be! Mbëltajat e tokës tonë mjaltë tu bëftë, poeti ynë Naim.” Këto fjalë tingëllojnë si një lutje dhe një nderim që e shndërrojnë Naimin në një shenjtor të gjallë për shqiptarët, një figurë që nuk ishte vetëm poet, por një udhërrëfyes shpirtëror dhe kombëtar.

Përse nuk na the, poetiynë i bukur, se sa vite ishim larg, gjysma të shkatërruar, të kafshuar nga jetët e ndara dhe nga shteti që e kishte shpërndarë?

Naimi nuk ishte vetëm poet i fjalëve, por edhe një njeri që ndjeu thellë padrejtësitë e kohës. Ai, që kishte shpresuar për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar, e pa veten të ndarë nga tokat e tij dhe i mbijetoi vështirësive të mërgimit, që dhe pse ai kishte dhënë gjithçka për atdhenë, historia e tij personale mbetej ende e copëtua. A ishte ky një çmim që poeti pagoi për fjalën dhe artin e tij?Ai kishte mbajtur në shpirt gjithnjë dhembjen e largësisë dhe mungesës së një atdheu të plotë, ashtu si një dhimbje që s’mund të shërohej plotësisht. Pse Naimi nuk na tregoi më shumë për këto vuajtje, për këto pjesë të copëtuara të jetës dhe shpirtit të tij? Gjithsesi, Naimi nuk ka pushuar asnjëherë së foluri për ne. Ai ka lënë pas vargjet e tij, që janë si drita e pashuar për brezat.

Ai vdiq fizikisht, por emri i tij jeton përmes fjalës që ka lënë. Ai është aty, në vargjet e tij që vazhdojnë të frymojnë, të rinovohen dhe të japin frymëzim për shqiptarët kudo që janë

Kur frymëmarrja e fundit e poetit Naim Frashëri shkoi në vitin 1900, sytë e tij u mbyllën në mëngjezin e freskët të 19 tetorit. Trupi i tij, i ftohur nga të ftohtët e Stambollit, prehu në dheun e Madriven Qojt, atje ku ndodhej pjesa aziatike e kryeqendrës së Perandorisë Osmane. Vjeshta e vitit 1900, pikonte vesën dhe trupi i poetit të madh, të cilin shqiptarët e donin dhe e nderonin, u nguros në errësirën e asaj toke të huaj.

…Vargu i Poradecit,“Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor,me shpirt të gjorë,” është një nekrologji e ndritshme për Naimin, poetin që në vdekjen e tij u bë një simbol i përjetshëm. Pas vdekjes, Naimi i vuri vetes përballë trishtimin e vdekjes dhe përsëri e tejkaloi atë, duke thënë:

„Po shpirti,që s’vdes

S’ma mbrëm‘ e mëngjes

Ku ka fluturuar

Se vdekja se zë dot…“

Për 37 vjet, poeti qëndroi i mbyllur në varrezat e Madriven Qojt.Aty ku erdhën dhe kaluan vitet e ftohta dhe të errëta. Shqipëria, ende e zënë nën sundimin e Perandorisë Osmane, ende e paqartë dhe e paformuar, pohoi një realitet tjetër, një realitet ku Naimi i kishte dhënë gjithçka për këtë tokë, por që ende nuk ishte mundur të kthehej atje.Pasi mbaruan luftërat dhe një shtet shqiptar kishte marrë formë, shqiptarët nuk e harruan poetin e tyre kombëtar. Ata thirrën Naimin, i kërkuan që të kthehej, duke ia mundësuar të shikonte dhe të fluturonte nëpër rrugët e tokës së tij të shenjtë.

„Na fal o lulja Naim !Na fal shpirti Naim !Na fal drita Naim!Poeti ynë,shqiptari ynë, që të ngremë ,nga ky varr i huaj,por shqiptarët mezi të presin ,të kenë në tokën e tyre!

Naimi kthehej, në dheun e tij ,në të vërtetë rrugëtimi i arëmortit,ishte aty nga vitit 1937. Ai ikte nga varreza e Madriven Qojt duke u kthyer në atdheun e tij në një rrugëtim legjende, mbrinte në atdhe me rrugën e lashtë ballkanike rrugën,që dhjetëra herë e kishte marrë për tu kthyer në dheun e tij. Mbrinte i shoqëruar nga një shpurë shtetërore, por kësaj here i baltosur, ndërkaq vinte në peshë i lehtësuar, por më i thellë në mendjet shqiptare.

4.

Në vitin 1937, trupi i poetit, i mbyllur ende në arkëmortin u tërhoq nga varrezat e Madriven Qojt. Poeti i madh i kthehej atdheut, duke kaluar nëpër një udhëtim legjendë, që me të drejtë u bë një simbol i njëkohësisht një rrugëtimi fizik dhe shpirtëror.

“Mirëseardhje, Naim!”

Në vitin 1937, trupi i Naimit mbërriti në Tiranë.Në tokën e tij, ku u prit me nderime të mëdha dhe me dashuri nga shqiptarët. Kryetari Shefki Shulku e dorëzoi arkivolin te kryetari i bashkisë, dhe trupi i poetit u përcoll me fjalë ngushëlluese dhe plot respekt nga autoritetet shtetërore, ndërsa një tjetër figurë Eshref Frashëri, i dha lamtumirën poetit.

Në mesditë, trupi i Naimit u vendos në kryegjyshatën, që ndodhej në periferi të Tiranës, aty ku ishte përjetësuar shpirtërisht dhe që ai e kishte ndjerë si shtëpinë e tij, një strehë që e ruante në gji.

“Mirëserdhe, poeti Naim në shtëpinë tënde”.

Besimtarët ndërsa ishin mbledhur për të pritur Naimin, e përshëndetën poetin me fjalët “Mirëserdhe, poeti Naim në shtëpinë tënde,” ndërsa kryegjyshi Sali Dedei bëri lutjet për shpirtin e poetit.

…Në një ditë të këtij shekulli,kam pasur mundësinë të pyes kryegjyshin botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi për vendin ku ndodhej varri i Naimit. Ai zgjati dorën dhe tregoi: “Aty midis kryegjyshatës dhe tyrbeve.” Ky ishte vendi që mbante shenjën e poetit tonë të shenjtë, një vend i shenjët që e mbajti shpirti i tij i gjallë.Naimi kishte gjetur shtëpinë e tij të përjetshme në Tiranë, në një vend të shenjtë që ai gjithmonë e kishte dashur. Ky ishte vendi ku poeti do të prehej një vend që ruan kujtimin e tij, një vend ku shqiptarët gjithmonë do ta mbajnë të gjallë kujtimin për të dhe për fjalët që ai la pas.

5.

Koha e prehjes së poetit Naim Frashëri ende nuk kishte mbërritur plotësisht.Rregjimi i vitit 1945, përmes vendosjes së një udhëheqjeje tjetër, e ç’varrosi poetin, duke e larguar nga dhe duke e vendosur në një varrezë të tjera, publike. Duket se arsyeja kryesore ishte se Naimi ishte poet dhe simbol kombëtar, i cili nuk mund të mbetej i lidhur vetëm me një grup të caktuar besimtarësh, përkundrazi, ai ishte një pasuri e gjithë kombit shqiptar. Megjithatë, thellë nën sipërfaqe, Naimi ishte më shumë se një poet. Ai ishte frymë dhe shenjë për shqiptarët. Një figurë që të gjithë e shihnin si të shenjtë, si një udhërrëfyes për ndriçimin e mendjes dhe shpirtit.Por, kur erdhi koha e vitit të ri, shqiptarët, të ngarkuar me një histori të hidhur dhe të pasigurtë, kërkuan Naimin ta kishin pranë. Poeti ishte më shumë se një individ. Ai ishte një dritë që duhej ta shihnin të gjithë shqiptarët, një forcë që duhet të ishte e dukshme, jo vetëm në formën e poetikës së tij, por edhe në figurën e tij fizike. Naimi kishte hapur ura dhe kishte ndërtuar mundësi që mbijetuan në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari, dhe tani duhej të ishte aty, i dukshëm dhe i pranueshëm për gjithsecilin.Duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë ishte ajo që i shtyu shqiptarët të kërkonin Naimin, është e qartë se ai nuk ishte thjesht një poet , por një shenjë e madhe, një pasuri që nuk mund të fshihej pas rrathëve të errët të varrezave. Ai ishte një burim shprese dhe inspirimi për ata që kishin duruar shumë gjatë periudhave të errëta të historisë. Siç do të thoshte ai vetë:

„Punë,punë,natë e ditë / që të shohim pakëz drite.“

Naimi ishte një njeri i dritës. Një poet që kërkonte ndriçimin për kombin. Poeti e kishte lidhur jetën e tij me dhënien e dritës, me hapjen e syve për të kuptuar vërtetësinë e jetës dhe të kombit të tij. Për Naimin, poezia dhe mendimi ishin një akt shpëtimi dhe rilindjeje, dhe shqiptarët, edhe pas vdekjes së tij, e kërkuan këtë ndriçim, këtë dritë që ai kishte sjellë përmes fjalëve të tij.

Një pasqyrë më e thellë për poetin, për poetikën e tij, është ajo që ndodh pas vdekjes së tij. Trupi i Naimit ishte i shtrirë, në arkëmorti,por fryma e tij ishte gjithmonë e pranishme. Poetët mund të jetojnë dhe të shkruajnë për jetën dhe vdekjen, por Naimi shkruante për të pasur një ndikim të thellë në jetën dhe shpirtin e shqiptarëve. Ai ishte gjithmonë një simbol i punës dhe angazhimit për të arritur dritën.Në poezinë e tij, Naimi gjithmonë fliste për fuqinë e dritës. Vargjet e tij janë një thirrje për dritë, një angazhim që do t’i shërbente kombit shqiptar dhe do ta frymëzonte atë për të ecur përpara.Një nga vargjet e tij më të njohura, që pasqyron përpjekjen e tij për të kuptuar dhe për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, është:

„…Nga i gjalli e ka nxjerrë/Të vdekurin Zoti vetë,/Nga i vdekuri përherë/Të gjallën prapë në jetë.“

Ky varg flet për ciklin e jetës, për ringjalljen, për ndryshimin dhe për ritmin e natyrshëm të asaj që është e shenjtë dhe e pavdekshme.

..Naimi është një figurë që kalon përtej kufijve të poetikës dhe bëhet një farë dritë. Një udhërrëfyes për shqiptarët. Ai do të qëndrojë gjithmonë i pranishëm. Në çdo hap të historisë dhe të frymës shqiptare, duke i dhënë kombit të tij një identitet dhe një kujtesë që nuk mund të shuhet.

Nga libri im:” Ardhja e Naimit… viti 1999.