”Slita e pushtetit” !Tomi Buzi

”Slita e pushtetit” !
 
Për ty që e sheh botën si në: ‘
Kopështi i Edenit’..
Duke shkuar përdit,
zhytur në llumin e saj,
Si nuk i dëgjonë pran vetes,
këmbanat e tmerrit..
Që përhapin dhimbjen çdo minut,
skaj më skaj !
Edhe për ty që shkonë shaluar
mbi kalin e ‘mikut’,
Krekosur yzengjive të huaja,
si kokosh pa pëndë,
Do të rëzohesh më shpejtë se
”Zequa nga fiku’..
Mbytur në ‘jashtëshqitjet’ e tua,
vend e pa vend !
Ka plotë të tjerë në ‘slitën’ e pushtetit,
me sërë ,
Që shkojnë e vinë si ‘qelbsat’
me bishtin zvarrë,
Të tjerë si struci, shkojnë me kokën
nën ‘rërë’..
Duke e mbajtur lart ‘s’tafetën’,
mbi bythën e ‘vrarë’..!
 
Ju që englendiseni kapërdisur,
në suita orgjish,
Mbytur nga llumi i perversitetit
të botës globaliste,
Do të mbeteni përjetë,
një stanë i harruar, dhish..
Duke blegërirë për cjapin..
që ju priu
në ‘moçalishte’..!
 
Tomi Buzi.