Stanet e shpirtit-Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

Maleve të lartë tē mëndjes,
Sodis me nge
Stanet e gurta të shpirtit

Pasqyrimeve të diellta të kujtesës së artë,
Kripos me kujdes çdo fjalë,
T’i ruaj atij lugu të shenjtë.

Valbona Kolaveri

PIKNISJE

Nga këndvështrimi i çdo piknisjeje
Fundi është i qartë

Kur marrjet janë më shumē se dhëniet,
Boshësi mbetet lidhja,
Pa nam e pa nishan.

Valbona Kolaveri