
SYTË E FRIKËS
AVDUSH CANAJ
Ia pashë sytë frikës
nën terrin e krevatit
ishe fshehur të m’i frikësoj lodrat.
nën terrin e krevatit
ishe fshehur të m’i frikësoj lodrat.
Kur erdhi babi
I thashë
Dil ta shoh fytyrën
dil
unë s’jam Kacermicri
as Gishto
dhe ia shkula flokët.
M’u lut t’ia lë vetëm dy fije
të mos e qeshin lakuriqët
Mezi e gjeti derën e fantazisë
prej nga kishte ardhur.
prej nga kishte ardhur.