TA BËJMË SHTETIN ETNIK
“Duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”. – Ibrahim Rugova
Kur ndodhet vendi në rrezik,
Njëri-tjetrit i themi vëlla, mik,
Bëhemi bashkë të gjithë tok,
Atdheut tonë për t`i dalë Zot.
Njëri-tjetrit i themi vëlla, mik,
Bëhemi bashkë të gjithë tok,
Atdheut tonë për t`i dalë Zot.
Kur vendi e fitoi lirinë,
Për tjetrin s`donim t`ia dimë,
Gjegj Fishta mirë e pati thënë dikur:
“Dy shqiptarë s`bëhen bashkë kurrë!”
Deri kur kështu, vëllezër ju paça?
Pse ndër shqiptarë s`ekzistoka paqja?!
Pse nuk afrohemi, jetojmë të ndarë?
Të uruar, bëhemi bashkë sa më parë!
Bashkë në luftë, paqe e liri,
Të jetojmë të lumtur në harmoni,
Për një qëllim, pa dallim fe e parti,
Të gjithë bashkë për një Shqipëri.
Për një Shqipëri siç na e ka falë Zoti,
Jo sikur e kemi sot, por që moti,
T`i qëndrojmë pas fjalës tonë besnike,
Për shtetin tonë, Shqipërinë Etnike.
Jo sikur e kemi sot, por që moti,
T`i qëndrojmë pas fjalës tonë besnike,
Për shtetin tonë, Shqipërinë Etnike.
Autori: Aziz Ahmeti, Shtime, Kosovë
