Arta Tagani

Tè gjitha rrugèt tè çojnè nè Romẽ
Mjegulla ka shtruar vellon e saj
mëngjeseve tě pa gdhirë
dhe dielli, përballë xhamave
nuk ngroh më si dikur
Gjethet, një nga një,
bien
dhe zënë një věnd…
Kisha rënë me parě
kur toka mẽ kish harruar ,
pa emer
Vjeshta vjeshtohet.
Mbi degë,
frutat ndryshken
dhe asnjë dorë nuk i këput.
Fëmijët
kanë mbetur rrugëve fëmijërore
të kredhur në lojë.
Rrugët kanë mbetur udhkryqeve
pa ditur nga vijnë
dhe ku shkojnë.