
Të nginjur derra
Të nginjur e të ngecur derra,
në të vjedhjes llucë.
Dhe së kundërtisht jemi,
si ai nën këpucë dukeni,
e më tepër largohemi,
e më tepër,
lajmë taban.
~
Boll më!
Përse, përse, përse…?
Çekan i rëndë mbi trurin e dërrmuar.
Se, se, se…
I lamë,
grabitën pronat dhe pështynë
mbi shpirtrat tanë!
Boll më,
përse e se,
por ç’duhet bërë?!
…
A, të lëmë, ç’jetën na mbanë?!
~
Vaksinë qenërve
Jam me ju bashkë,
është ligji i universit,
jo dëshira.
As drita qejf nuk ka
t’i përqafëllen re pluhuri,
të baltës tharë.
Midis jush jam, krimba,
që gjalloni xvarrë.
Po jam mbi ju,
se s’jam sua zagar!
E drejta e autorit e rezervuar!