Të pres !Gjeorgjina Kapaj

Të pres !
Pres e pres të vijë behari

Kur të çel lulja te bari

Vetëm vetëm po ta dije

Do merrje rrugën të vije
Do pres sa të vijë pranvera.
Zjarr e flakë të bëhet zemra
Se do vij moj të të marr
Do hedhësh vellon e bardhë


Pulëbardhë që shkon në dete
Dua të të kem me vete
Të të shoh kur qëndis pajën
Për ty do thërras lulnajën


Ti je zanë që shkon në troje
Je si mjaltë që del nga hoje.
Larg te deti do qëndrojmë
Në livadhe do të shkojmë.


Moj leshverdha trëndelinë
Fjalëmbëla gjeraqinë.
Faqekuqe si një mollë
Seç më çmende moj belhollë.
Në ballkon sonte do pres.

Dhe pse ka shi edhe vesë

O sorkadhja me çika.

Moj nepërka pika pika.