Ildije Xhemali

Të ringrihesh, duhet të përballesh me erërat e forta.
(Emrat e përdorur janë letrar. )
Më prisnin tek porta babai, mamaja, vëllai dhjetëvjeçar dhe pak më tutje një taksi . Me time bijë në krahë, u drejtova atje, ku ishin njerëzit më të dashur dhe më të shtrenjtë. Ishin ata, për të cilët do të sakrifikoja gjithçka.
U ktheva në shtëpinë e prindërve.
E vendosur që të qartësoja gjendjen time dhe të mirrja një vendim për të ardhmen: o të vazhdoja bashkëjetesën me babanë e Dhuratës, ose ta nxirrnim nga jeta jonë dhe të përfundoja shkollën.
Kjo lidhje kishte filluar si një lojë.
Shoqja ime më e afërt, Ornela, ishte e bija e një mjeku.
Mamaja e saj punonte bashkë me mamanë time në një shkollë 9-vjeçare fshati.
Me të u njoha, kur vinte në shtëpinë tonë dhe mamaja e ndihmonte në kryerjen e detyrave të matematikës.
U miqësuam dhe në klasën e 7-të u rregjistruam në një shkollë dhe përfunduam të mesmen po bashkë.
Viti i parë i shkollimit në universitet na bashkoi bashkë, unë studente për matematikë, ajo në një universitet privat për dentiste.
Më ofroi të jetonim bashkë në shtëpinë e tyre që i jati e kishte në Tiranë
Prindërit e pranuan me gjysmë zemre ofertën, ndërsa unë fluturova nga gëzimi se do ta shijoja në maksimum lirinë time, e ku. .. në Tiranë.
Apartamentin, ku do të qëndronim e mobiloi teta Drita, si për bijën e vetme, s’i mungonte asgjë.
Unë as në ëndërr nuk e kisha parë një komoditet të tillë.
Tirana më zbukuroi, fillova ta vlerësoj veten, të kujdesem për veten. Tani nuk konsultohesha me mamanë time, por me Ornelën.Vizitoja butiqet më të shtrenjta dhe bëja ç’bëja i siguroja lekët për veshje.
Edhe gënjeja familjen për librat që më duheshin t’i blija,
fotokopjet, kurset që po ndiqja.
Mundohesha të isha në lartësinë e Ornelës.
S’kishte si mos të binim në sy ne dy studentet e ardhura nga qyteti i vogël në vorbullën e Tiranës.
Kthimet në familje i rralluam me preteksim se përgatiteshim për seminare.
Prindërit e mi më besonin, kurse mamaja e Ornelës gjendej në Tiranë me tesha
të pastra dhe drekën të gatëshme.
Unë e ndjerë në siklet, largohesha duke i gënjyer se do të shkoja nga halla
dhe haja jashtë diçka të shpejtë.
Prindërit i vumë në gjumë dhe ne e gdhinim diskove duke u argëtuar me djem të panjohur.
Shoqërinë po e shtonim, ashtu siç po shtonim shijimin edhe të llojeve të pijeve energjike që të na ipnin forcë të kërcenim sa më gjatë..
U miqësuam me një student stamatologjie, bir deputeti që studionte po në Universitetit privat ku studionte edhe Ornela.
Hëngrëm një drekë me ta jashtë Tiranës.Udhëtuam me një Fiat të ri që çuditërisht nuk ishte pronë e djalit të deputetit, por e shokut të tij, siç na tha.
E kaluam pak me pijen. Vera na ra në kokë. Ornela me shokun e saj u ngjiten në
një dhomë për të pushuar, ndërsa unë po mundohesha t’u shmangesha ngacmimeve
që më vinin nga shoku i Ervinit, Dritanit siç e thërriste ai.
Nuk munda t’i rezistoja, më pëlqente. U përqafuam, u puthëm nën efektin e pijeve.
Çifti tjetër zbriti duke qeshur.
Nuk e kuptova atë çast, por më vonë më kujtohej shpesh shkelja e syrit të Ervinit.
Erdhi edhe sezoni i provimeve . Isha e papërgatitur. Edhe në shtëpi nuk i kisha kushtet të mësoja sa duhej, edhe pse prindërit mundoheshin të m’i plotësonin gjithçka.
Nuk isha fëmijë i vetëm si Ornela
U ndamë, Ornela shkoi pranë familjes, ndërsa unë qëndrova në Tiranë.
Prindërit i vura në siklet, por e kapërdinë.
Por nuk mund t’i kisha parashikuar si do rridhnin ngjarjet Hyra në provimin e parë thjesht për të provuar shansin. Ndodhi ajo që prisja. Nuk e mora.
Shpesh Dritani më ofronte të dilnim dhe të ajrosesha, të qetësohesha.
Nuk e fshihja kënaqësinë kur hipja në makinën e re.
Provimin e dytë e lashë me shpresë të mirrja të tretin. Mësova fort.Si me familjen dhe me Ornelën komunikoja shpesh. Për çudi ajo po i mirrte provimet dhe me nota të mira
Fati i keq po më ndiqte , apo unë isha në udhën e gabuar?!
Të nesërmen kisha provimin, Më kishin ngelur pak pyetje pa i përsëritur.
Ishte mbasdite. Dëgjova trokitjen e njohur.
-Bëhu gati nga ora 10 . Do shkojme të argëtohemi sonte me që ndjehesh e sigurtë për këtë provim dhe do të kthehemi shpejt.
U gjenda në udhëkryq Të shkoja, apo të kundërshtoja?!
-Vetëm një orë!.
Vetëm një ore, mos ki merak!
Vazhdova të mësoja dhe para orës 10 bëra një dush.
Dritani po më priste me makinën e tij.
Shkuam në një nga lokalet e njohura. Si zakonisht konsumonim pije të forta.
Filluam të kërcenim. Nuk po kuptoja si po kalonin orët. Këmbët nuk po më mbanin.
Dritani më rrëmbeu në krah dhe duhet të kemi ardhur në të gdhirë në apartament.
Ç’kishte ndodhur me mua?!
U zgjova me dhimbje koke,bëja të ngrihesha, nuk mbaja ekuilibrin dhe rrëzohesha.
Provimi?! U sula në dush . Me të hapur këmbën ndjeva një dhimbje, isha gati lakuriq.Rrobat, këpucët ishin të hedhura pa kujdes.
Çarçafi edhe pse s’kishte gojë, fliste për gjithçka që kishte ndodhur.
Gjunjët m’u prenë, nuk di si arrita në dush dhe nuk mbaj mend sa kohë qëndrova atje. Uji i ngrohtë bashkohej me lotët e mi.
Përpara më doli fytyra e lodhur e nënës dhe duart e tim eti hidraulik të çara
nga puna. Iku edhe provimi i tretë. Nuk mund t’u dilja përpara prindërve.
Ornela u kthye dhe përsëri po e njëjta vazhdimësi jete.
Netë plot dëfrime. Shumë herë gjendesha në krevat e përhumbur dhe me Dritanin pranë. Në dhomën tjetër Ornela me Ervinin.
Nuk vazhduan gjatë këto ditë të bukura. Prindërve nuk u tregova as për lidhjen me
Dritanin, as provimet e pamarra.Jetoja në ekstazë dhe gjithçka më dukej e zakonëshme dhe që nuk po bëja diçka të padrejtë. Isha e re dhe duhej ta gëzoja jetën, por. ..
Ishte një e premte ku ne të katër me makinën fringo të re të Dritanit u ndalëm në diskon e preferuar tonën. Pimë pijet tona të preferuara dhe filluam të kërcenim, të putheshim, të ndukeshim dhe veprime të tjera që njeriu normal nuk ia lejon vetes
E kisha vënë re që Dritani këtu ndjehej si në shtëpinë e tij.
Se ku largohej, kë takonte dhe kthehej prapë Dritani.
Herë-herë bëhesha xheloze, por nuk doja të bija në sy.
Kështu po ndodhte edhe këtë natë. Me vete kishte një çantë më të madhe se herët e tjera dhe e mbante në prëhër me kujdes. Shikimin e shëtiste nëpër sallë dhe shikonte shpesh nga dy dyert
U ulëm nga një vallzim gjithë djersë.U hapën rrëmbimthi dyert dhe u dëgjuan thirrjet : “Të gjithë tek muri dhe duart lart! Kur e hapi çantën dhe kur ma hodhi një xhaket femrash, as unë nuk e kuptova dhe me qetësi u mbështet tek muri.
Se nga dolën dy police dhe filluan të na kontrollojnë ne vajzave, nuk e mora vesh.
Edhe unë e ndjeva diçka që më rëndoi nga krahu i djathtë kur policja po më kontrollonte në trup.
-Ti vajzë, Shko tek qoshja,dëgjova zërin e fortë të polices”. E bindur u drejtova atje ku ajo më urdhëroi.
Hapa sytë të shkoja Ornelën dhe Ervinin. Një polic po i shoqëronte tek dera e daljes. Gjunjët m’u prenë. Zemra ma parandjeu të keqen.
Na morën policët dhe mëngjezin e pritëm në komisariat. Nuk mund të them as sot në se u gëzova, apo u ndjeva e braktisur, kur nuk e pashë Dritanin pranë meje.
Xhaketa që mbaja veshur përveç se një revole të vogël kishte edhe doza heroine të paketuara. Edhe pse u betohesha policëve që nuk ishte e imja, nuk munda t’i bindja. Por edhe Dritanin nuk e fajësova.
Më vonë, duke i qëndruar besnike ndjenjës time, pranova që xhaketa ishte e imja.
Më lehtësoi e vërteta që revolja nuk kishte shenjat e gishtrinjëve të mi, por nuk mund të hidhej poshtë si provë. Edhe hetuesit po bindeshin që diçka fshihja. Nuk përputhej
fjala ime e parë me vendosmërinë e marrjes përsipër të fajsisë.
Më arrestuan. Mbi mua rëndonte mbajtje armë pa leje dhe shperndarje e lëndëve narkotike.
Nuk mund të tregoj dhimbjen që ndjeva, kur në takim më erdhën prindërit.
Ajo dhimbje ishte më e madhe se dhimbja e ditës kur m’u dha dënimi për tri vite heqje lirie.
Gjatë kohës së hetimit oreksi më ishte prerë dhe kur m’u dha vendimi më ra të fikët. Edhe vetë mendova se ishte si pasojë e stresit dhe e dhënies së vendimit.
Dënimin do ta kryeja në Tiranë.
Atje e kuptova që isha shtatëzanë, U shtua dhe një telash.
Si të veproja?!
Kërkova që në takim të më vinte vetëm nëna. Dhe ashtu bëri.U takuam dhe në dorë i vura letrën me lajmin që do i jepja.
Sa filloi ta lexoj nuk mundi të ndalonte dridhjen e duarve dhe lotët i rrëshqitën.
M’u dhimbs ime mëmë. Nuk e kishin hak gjithë këto vuajtje që po u ipja.
Me gjysëm zëri më pyeti : “Ç’do të bësh, do e sjellësh në jetë?”
“Po mama, kjo krijesë është e pafajëshme.”
… Dhurata lindi dhe qëndroi me mua gjatë viteve. të dënimit.
Kur mbarova dënimin prindërit kishin ardhur në Tiranë. Mamaja kishte filluar perkohësisht punën si pjatalarëse në një restorant, ku unë do të punoja aty si kamariere kur rifillova studimet.
Dhuratën ia besova të kujdesej gjyshes sime, që jetonte me ne
Atë vit tetorin e prisja me padurim, do të rrigjistrohesha në universitet.
Do arsimohesha për vete dhe për Dhuratën.
Përmbledhja me tregime “Nëpër labirinthet e jetës “