
Të veshësh harresën
Sado të përpiqem të të harroj,
nuk po të vras dot mes kujtimeve,
mora guximin të hidhja ne kosh,
s’po të shkul dot as prej mendimeve.
Në heshtje po shkruhemi në largësi,
çdo ditë pa u lexuar ndër sy,
dhe pse në mendje gërmova një vend,
duke varrosur portretit tënd.
Kujtimet u zverdhën më sollën vjeshtën,
s’po mundem dot të vesh harresën.
s’po mundem dot të vesh harresën.
18/03/2014
Vëllimi poetik “Ishte kohë për dashuri”
©Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel