Telefonata e fundit -Gezim Llojdia

TREGIM



Gezim Llojdia



…Për herë të fundit e përcolla te treni.Kur treni po nisej dhe ajo, që mu hodh në qafë.Dhe zërin, për herë të fundit,ja dëgjova në telefon.

1.

-Futi te kabina Nr 1 .
-Po këtu një kabinë është! Mirë,mirë.
Aso kohe nuk kishte celularë.Ne bënin, një thirrje :Nesër në orën 1800.
Ajo-Si ke qenë?
-Shumë mirë.
-Ti ja ashtu.
-Pse ja ashtu,çfarë ke?
-Dëgjo,sa për fillim.
-Të ka marrë ndonjë çik malli, për mua?
-Jo.
-Si the?
-Boll ,shaka është?
-Po ti për mua?
-Vdiqa.
-Mirë ma shkoq,një çik tani.Ke filluar ta dalësh me të tjera.
-Kush unë?
-Ti zotëria jote.Ma shkoqit,cila ishte ajo vajzë.?
-Cila vajzë?
-Dëgjo se erdha,aty e të mbyta.
-Dje të ka parë Luci.Ishte me një vajzë të bukur me kaçurrela.
-Kush është ajo?
– Një vajzë,ç’e do ti!
-Si ç’e dua unë !Dole nga posta me të.U ule në lokal.
-Më thuaj, kush është ajo?
-Oh histori e vjetër.
-Si e vjetër.Sa e vjetër.Që kur del më të?
-Me atë njihemi,që fëmijë.
-Po çe do ti!
-Prapë ky, çe do ti.Ore do ta thuash, apo të iki!
-Jo,jo mos ik!
-Ehu është histori e gjatë,që nga lindja ime.
-Ashtu,si që nga lindja jote?
-Ajo është 4 vjet më vogël .
-Po çdo ti me të?
-Si ç’dua?Ika,po ‘sma the kush është ?Mos është ajo, që erdhi një herë të fakulteti yt?Besoj e mban mend, që të mbajta mëri?
-Eh sa herë ka ardhur ajo,te fakuleti im.’
-Si ore,sa herë ka ardhur?
-Po ka ardhur.
-Ore, ç’po thua?
-Mirë,mirë ,do emrin apo mbiemrin?
-Të dyja.
-Është e vogla e shtëpisë tonë.
-Pt’hu i poshtër!
-Pse s’më the,që e ke motrën të bukur.
-S’më ke pyetur kurrë.
-Ja po të pyes.Ku është.Në gjimnaz .
-Po ti?
-Dy janë të vegjël.Vëllai dhe motra.I madhi.Ai, që erdhi atë ditë te fakuleti.S’të kujtohet,që të brita: Ik ik se na pa.Është mësuesi i fizikës.Kishte marrë thirrjen tënde dje.Dhe e lexoi në sy të të gjithëve.
-Do burrë Amanda -tha.
-E dua -i thashë nga inati.
-Ç’kemi ndonjë gjë tjetër?
Ajo:Kur erdhe këtu, të kishte parë Roza.
-Sa i mirë moj Amanda.
-Prandaj na bëtë zborë ju !Dhe na dërguat me Qanon e shkretë në fshatin tuaj.Të na shihte fshati.
-Jo fshati,por im atë Panua dhe Dheksia.
-Pastaj Roza tha.Çfarë?
-Ore çfarë kishit ju,që qeshnit kur vajtët te monumenti i kolektivizimit?
-Atje ishin 3 figura një vajzë,një burrë dhe një grua
-I thashë Qanos,kjo e para është Amanda.
-Ashtu ë?
-Po doktore kafshësh je?
-E ore Çajup,eh,eh!
-Ti vetëm Çajupin, njeh nga poetët.
-Ç’i dua të tjerët.
-Ky i dyti është Llazi.Aha Llaz ziu.Po Llazi një ditë,kur binte shi ,mbante çadrën me vete.Një vajzë te fakulteti ekonomik i kishte thënë.Më çon dot deri te godina,se po bie shumë shi.Llazi i kishte sygjeruar më tej ,po deshe.Deri në Stamboll.Jo,jo i kishte thënë ajo deri te godina.Në darkë, Llazi vete dhe zë derën e godinës.I thotë derzhurnes.Dëgjo është një vajzë. Me ata flokë.
-Si e ka emrin- i thotë ajo.Nuk më duhet përshkrimi.
-S’ia di emrin.
-Po pse i bie nga Kina -i tha, tregoma në fotografi.
-S’kam as fotografi.
-Po si vjen kështu kuturu- i tha.Pak çaste më vonë ajo kishte dalë.
-Ja kjo është- i tha.
-Ore si të quajnë ty?
-Llazi- i tha ai.
-O Llazi, po ajo është pedagoge.Dhe është e fejuar.
-E fortë ëëëë.
-Po e treta?
Është nusja e Qanos.
-Të të pyes unë. Po ti mos je lidhur me ndonjë?
-Kush unë?Po ku të lidhem këtu.S’jemi si ju të qytetit!
-Pse s’ka djem fshati.
-Plot.
-Po ku ka, xhiro këtu!
-Në mos xhiro,ka mullar.
-Te cili mullar! Pe gjë mullar ti kur erdhe këtu?
-Po kështu thonë te mullari…
-Po mirë si lidhen ,ato të fshatit tuaj?
-Atje në punë.Ku punojnë në brigadë.Me shikime.Lëvizin shamitë.Duart.Po pastaj.
Ai ,që i thotë dy fjalë si p.sh:sot pasdite te…Pastaj shkojnë te koçekët e misrit.
-Po ç’duan atje.
-Se di,s’kam qenë ndonjëherë.
-Kështu thoni,ju të fshatit.
-Kush ne .Ne jemi të besës. Ju s’mbani,as besë. Pluhur të bëhem. Hi e baltë,por nuk e thyejmë besën. Atë,që duam dhe me atë plakemi.
-Po n.q.s ndodh,që e thyen fjalën dhe ikën me tjetër.
-S’bën vaki.
-Po ja ta zemë, se unë kam ndonjë nga fisi me përbërje politike jo të mirë,çfarë do bësh ti?
-Asgjë,nuk marrë atë.Po ty.Po sikur të thonë, hiq dorë dhe të të detyrojnë ,çdo të bëshë.
Ajo: Hi të bëhem,vetëm me ty. Baltë të bëhem.
– Shiko se mos bësh ndryshe!
Ajo: Po ndodhi eja thuaj :Kjo është Amanda ime.
-Mirë ta lemë këtë supozim, më thuaj një poezi. Jo nga ato me kodra,male e fusha,por siç i di ti.

-Poeti skocez,Bërnsi.
-Se kam dëgjuar.

…Si trëndafil çel dashuria,
Në mes të kopshtit tim,
Dhe si një këngë bukuria,
S’më ndahet në udhëtim.

Kjo bukuri mbi të gjitha mbetet,
Asgjë mbi dhe s’e tund,
Me mua ecën gjersa detet,
Të thahen gjer në fund.

Nuk thahen detet zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rëra në udhëtime,
Se rëra veç vrapon…

Mbeç me shëndet për ty ngre gotën,
Mos u mërzit o shpirt!
Sikur të bredh me këmbë botën,
Të gjej, por vetëm prit!…


-Shiko Çajup si thotë ai. Eja më gjej se do pres, për ty gjithë jetën,jo si djemtë e qytetit.Po dëgjo,dje takova Kujton.
-Më tha -ç’bënë Çajupi ?.
-Pse ju të gjithë të këtij kursi, njihni vetëm Çajupin?
-Se ai na ra në provimin e maturës.
-Më kujtohet, kur të mbaja mëri.Unë në ballkon,ti poshtë te derzhurni.
-Ti thoje zbrit.Unë mohoja me kokë.Erdhi Kujtua.
-Ç’bën Çajupi ,apo po” zbut dhitë e egra”,-tha.
-Ky Çajupi miku yt,ka ca të fshehta, që s’di si ti quaj.Ndaj sot e kam dënuar me moszbritje.
-Ashtu- tha Kujtua,po të shkojë tani te derzhurni dhe do thërras:O vajza kush e do poet Çajupin, për një lidhje?
-Ti shikosh ti, 77 vajzat e godinës tënde, do zenë rradhën.
-Pse aq janë i ke numëruar ti?
-Po i kam numëruar .
-Por ti Amanda do ishe e 78 në rradhë…
Kaq .
-Ika tani dashuri ,shihemi në 22 gusht.Pluhur do bëhem,baltë por me ty.

2.

..Në 22 gusht,nuk u takuam.Nuk erdhi në fakultet ku kishte provimin.Dërgoi një cop letër.Lamtumirë.
Ma dha postieri.

…I shtrenjti im…shkruante si ma bëre këtë?Si mund ta bëje këtë? Si mund të rri pa ty.Kur zemra ime thërret për ty dhe trupit tim nuk ia di më kufijtë?Ata të kanë gjetur,diçka politike.Më thirrën, ai është i papërshtatshëm,politikisht.Ta hoqën emërimin nga gazeta. Kanë 3 javë, që më bëjnë presion.Ka dy rrugë më thanë. Nëse shkon me atë në veri.Ai ka një dosje plotë. Çdo centimetër tëndin e kanë matur. Çdo fjalën,që ke thënë
D.m.th burri hallës tënde ka vëllain e arratisur në New Jork. Kanë dhënë informacion se merrni para,letra dhe rroba. Nëse vij me ty në veri. Ata do hakmerren me ty. Si naiv që je ti dhe gjithë poetët, do të të gjejnë dicka,sa për të vënë hekurat.
Rruga e dytë. Është të të lënë në vendlindjen tënde. Por ,pa mua. Ata duan, që të më mbajnë këtu. Në këtë terr. Po e di, që ata më kanë kërcënuar.Çfarë mund të bëj kur zemra ime thotë se dua me ty?Ata janë të gjithë të organizuar në parti.
-Na morri lumi -më thanë.Po shkove pas tij. Se atë e ka marr kohë lumi.Nuk mundem…
Jo, nuk mundem të të shoh që vuaj.Të shoh që digjesh nga brenda,duke u munduar të mbash diçka,që është e pamundur.E di ,që jeta jonë ishte gjithçka, që mendova…por ata do të të ndëshkojnë.Ata nuk kanë mëshirë. I shoh çdo ditë, me ato sy të mbushur me ftohtësi dhe arrogancë,që nuk dinë çfarë është dashuria.Po… ata më thonë: “Zgjidh një rrugë, zgjidh. Zgjidh veten ose zgjidh atë.Dhe, i shtrenjti im, në këtë moment,asgjë nuk mbetet.Nuk mundem të pranoj me ty, se do të shoh ty të digjesh… të shuhesh…dhe ai zjarri,ai zjarri do të më shkatërrojë përfundimisht.Nuk mund të bëj tjetër… Nuk mund të të shoh duke u mbytur në këtë natë të errët, për një dashuri që e di, që është e pamundur.Ata janë të fuqishëm, të fortë, me çdo gjë që duan. Ata kanë të gjithën, që i mbështet .E di, që është një ferr i gjallë. Dhe po, më duhet ta thyej betimin.Po, po e bëj. E thyej gjithçka, që pata të shenjtë.Të dua, dhe pikërisht sepse të dua, po të lë të shkosh. E ndiej këtë si një sakrificë të thellë. Por ndoshta kjo është e vetmja rrugë që më mbetet.Më dhemb… Po, më dhemb me çdo frymë, që marr.Dhe ndoshta është egoistja,që flas tani.Por më mirë të vuaj unë vetë, se sa të shoh ty të vuash. Po, është më mirë kështu. Ti je i shtrenjtë për mua, dhe pikërisht kjo dashuri më shtyn të lë gjithçka për ty.E di,po e di…në jetë nuk marrim gjithmonë atë që duam.Dhe tani, ky është ai moment.Ky është momenti, kur nuk ka më kthim. Nuk ka më mundësi.E vetmja mundësi është të vuaj unë. Që të mos vuash ti. Për ty… për ty, e bëj këtë. Dhe do vuaj, por do vuaj vetëm.I shtrenjti im në jetë merr atë që të do,jo atë që do.
Lamtumirë…Amanda.
…Asnjë letëre time,nuk iu përgjigj.Asnjë telegrami.Asnjë vajtje-ardhje te godina e saj.Më thanë: S’duhet t’i shkruash më letra.Më vonë.Më thanë:S’duhet të shkosh më te godina e saj.Ata u hakmorrën.Më dërguan në fermë.Punëtor me të internuarit e regjimit.Ditët kalonin si një makth pa fund.Dritën, nuk e pashë për dy vjet.Vetëm ferrin e ndarjes. Pashë vete,n që po shuhej.Dhe aty, mes gjithë atij ferri,takova mesuesen e fizikës.Po, 15 vjet internim, sepse nuk kishte pranuar të ndahej.
..Më thanë:U martua.Ajo kishte mbetur shtatzënë. Luci, shoqja e saj, më tha:E morre vesh për Amandën? Si mund ta bënte këtë? Ku ishte besa, që kishte Kur ti mund të kishe zgjedhur 100 Amanda në fakultet.Dhe çfarë mund të përgjigjesha unë?Kështu është shkruar fati!Po, çfarë mund të bëja unë në ato kushte!Kur çdo mundësi ishte një zgjedhje mes vuajtjes dhe tradhtisë? Ishte si një dënim i dytë.Ajo që ndodhi, më thyeu për herë të dytë. E kisha humbur gjithçka. Dhe përfundimisht, mbeta me dhimbjen. Dhimbjen që nuk shërohet. Dhe pluhurin e saj. Amanda ishte tashmë një kujtim që kishte marrë ngjyrat e pluhurit, të atyre kujtimeve që mbeten të fshehura në një qoshe të errët të shpirtit, ku askush nuk mund të arrijë ta shkundë. Pyes veten:Pse duhej të ishte kështu?Pse asgjë nuk mund të kishte shkuar ndryshe?Ajo ishte dashuria ime.Po, ajo e braktisi… por unë isha ai që mbeta në një ferr të pafund, mes kujtimesh të mundura dhe pasigurisht të thella.

3.

Thonë, që meshkujt,s’kanë besë.Po unë dyshoj në këtë thënie.Që nga kohët e lashta thonë se…Po unë kam dëshminë time.Le të thonë ç’të duan.Unë e di,ç’kam dhënë.Unë e di, çfarë kam ndjerë.
… Te godina e saj,qëndrova këtë verë.Teposhtë frynë ajo erë,që ndjek tragën e vjetër.Është një këngë kitare.Poezia është e Pushkinit.

Lulen e vyshkur dhe pa erë,
Në mes të një libri e vështroj
Dhe shpirtin tim prapë këtë herë,
Një varg me ëndrra se ç’e zgjoi.

Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?
Kush e këputi edhe ku?
Një dorë e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri vallë këtu?

A për kujtim të një takimi?
Apo për ndarjen plot trishtim?
A për një ëndje pikëllimi,
Në heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo jetojnë vallë?
Ku vallë janë, ku bredhin, ku?
Apo mos vallë janë tharë,
Si dhe kjo lulezë këtu?

…Flenë.Një radio e vetmuar e portierit,kërkon stacione kënge. Është kthyer e vonuara nga qyteti.Kujdestaret, kyçën godinat vajzave.Atje në katin e dytë është Amanda.

4.

Kabina Nr. 1,në qytezën time.Nëse ka server.Por duhet ta mbaj ende telefonatën e fundit. E di ,që nuk është një thirrje zakonshme, por… Si dëshmi.Një copëz të saj. Ajo, me atë zërin që rridhte si një ujë i qetë, tha: “Hi, të bëhem vetëm me ty.Baltë të bëhem. Do vdes për ty.Shiko, mos bëj ndryshe!
…Më kujtohet ajo kabinë.Një qoshe e harruar nga koha, ku biseda e vontë pasdites ndalonin gjithmonë.Si mund të shihje perëndimin e diellit të ishte i ngjitur me zemrën time. E ndjeva, çdo fjalë ishte një premtim,i pamundur.Por, është e vështirë të besosh në diçka, që e di se do të humbasësh, apo jo? E ndjeva si një fije, që më lidhte me të, edhe kur dija ,që nuk mund të ishim më kurrë aty.Ajo ishte Amanda,dhe unë isha ai.Po,ky ishte një premtim, një gjurmë e asaj që ishim,e asaj që do të jemi përjetë,në një tjetër botë,por jo të vërtetë.
…Pyeta hënën.
-Kujt t’i them të vërtetën?Hëna ishte aty,po, gjithmonë duke shikuar me atë dritë që mund të mbante dhe kujtimet tona.Por, hëna heshti u kthye në diçka më të thellë se koha vetë. Më tha:
– Por ,a ka koha memorie ?
A ruan koha kujtimet?
A mund të ruajë koha gjithçka,që humbëm?
A mund të mbajmë të pathënat?
A mund të qëndrojmë ende së bashku kur hapat tanë janë zhdukur nën hirin e kohës?
…Hëna vazhdoi të rrezatonte.Një kujtim i humbur.E di, që do ta ruaj përjetë edhe pse ajo nuk do të kthehet më.