Thjeshtësi magjike-Rubjana Nika

Thjeshtësi magjike

 

Maja të stuhishme,

brigje të furishme

pllaja mirëlëmuar

me barë praruar.

 

Të egra,të bukura,

thjeshtësi magjike,

natyrë e kuruar,

me pamje estetike.

 

Të larta,të gjera,

maja,brigje,pllaja,

nuk ngopem së pari,

nga fundi,nga maja.

 

Rishtas,papushim,

krijoj,vargëzoj,

më mbushni me frymëzim,

çdo herë që udhëtoj.

 

Ndjellëse, e paçmuar,

natyra e vendit tim,

thjesht e pakrahasueshme,

me tjetër s’ka ngjasim.