Unë dhe valët e detit-Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Unë dhe valët e detit
 
Unë dhe valët e detit,
dy heshtje përballë,
unë i tregoj dhimbjet,
ato m’i kthejnë ngadalë.
 
I tregoj detit për ëndrrat,
për netët që s’kanë gjumë,
valët më prekin shpirtin,
Mos u dorëzo kurrë.”sikur më thon

 

Dhe kur perëndon dielli,
mbi ujë mbetet një dritë,
unë mbetem me valët,
duke kërkuar veten në qetësi.
 
Se deti nuk pyet kurrë
sa dhimbje mban një njeri,
ai vetëm i merr me vete
dhe i tret në pafundësi.
23.08.2026✍️