Vajza ime-Dhurata Ndoni-Cela

VAJZA IME
 
Vajza ime borëbardhë,
ti për mua je bekim!
Në zemrën time je përherë,

dallëndyshe në pranverë.
Vajza ime, borëbardhë,
bota jote natë nuk ka ;
e në ardhtë ndonjë re,
unë për ty do ndjell ylber!

 

Hënë e diell do t’i zbres,
përmbi flokë do t’i ve roje,
që drita t’i mbrojë ëndrrat,
e frika mos t’i largojë !

 

Rrugën tënde të ndriçojnë;
rrugë e gjatë dhe jo e lehtë.
Të ecësh në të, e fortë!
Mos të ndaltë asnjë pengesë!
 
Një bekim të veçantë kam:
Në çdo hap e në çdo shteg,
bëhu trëndafil me gjemba,
e jo lulja “Mos më prek” !