“Vasha e Vlorës” është fshehur…Gezim Llojdia

Gezim Llojdia

1.

“Vasha e Vlorës” është fshehur…Ajo nuk ka një destinacion të saktë dhe se ku gjëndet kjo statjë.Pra ajo bukuri e punuar në gurë është fshehur.Vasha e Vlorës, është fotografuar për të parë nga Instituti Italian “Luce”. Është një nga imazhet ikonike që ka kapur bukurinë dhe traditën e një periudhe të caktuar të artit të lashtë.Kjo skulpturë është bërë e njohur dhe është në librat historikë dhe dokumentarë për të pasqyruar jetën dhe kulturën e Vlorës në fillim të shekullit XX.Ajo ishte por tek ne nuk është. Fotografia është marrë nga Instituti “Luce”, i cili kishte për qëllim dokumentimin dhe promovimin e kulturës dhe ngjarjeve të rëndësishme të kohës. Vasha e Vlorës është një figurë që shpreh dhe simbolizon traditat shqiptare…

“Vasha e Vlorës” përfaqëson një figurë të bukur të realizuar në gur gëlqeror.Ajo ka shumë veçori të tipike për artin dhe stilin ilir.Arti ilir ka disa elemente të veçanta, duke përfshirë stilizimin e trupit dhe veshjet.Në këtë kontekst, statuja e “Vashës së Vlorës” është një dëshmi e pasurisë kulturore dhe karakteristikave të artit të këtij rajoni. E gjetur në gërmimet e Vlorës dhe datuar në shek. IV-III p.e.s.

Ajo reflekton stilin dhe veçoritë e artit ilir, dhe veshja e saj ka elementë që lidhen me traditat vendase.Një tjetër fakt i rëndësishëm është se “Vasha e Vlorës” përfaqëson një aspekt të trashëgimisë, që përshkruhet më shumë në artefakte të tilla si kjo statujë, duke ofruar një pamje të artit dhe stilit të jetës në këtë pjesë të botës antike.Për këtë arsye, është thelbësore të nënvizohet se statuja e “Vashës së Vlorës” është një shembull i artit ilir, i cili përfaqëson më mirë kulturën dhe traditat e këtij populli të lashtë.

2.

…Një trup i gdhendur i bukurisë dhe lashtësisë.

Kjo quhet “ Vasha e Vlorës “.Ajo është një skulpturë pa kokë.Por ajo është një simbol i artit të pafundshëm, që ka kaluar nëpër shekuj. -Por, cili është rrëfimi, për këtë skulpture?

-Cila është historia, që ruan skulptura e kësaj vashe,e cila dallohet për bukurinë e saj të pashembullt?

…Skulptura e njohur si “Vasha e Vlorës” është një thesar i pasur i artit dhe një simbol i bukurisë, historisë .Ajo është një figurë e realizuar në gur gëlqeror përfaqëson një trup të gdhendur me mjeshtri, pa kokë, e cila ka ruajtur për shumë kohë një mister të thellë dhe një magjepsje të veçantë.

3.

Por skulptura u zbulua gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në Vlorë, gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo është gjetur në një kontekst, që pasqyron rëndësinë e kësaj zone për kulturën dhe historinë e lashtë.Por ajo skulpturë ka vetëm trupin.Trupi i gdhendur është konsideruar një nga të bukurat dhe të veçantat e periudhës .Statuja është një shembull i artit, me veçoritë e tij të dallueshme në stil dhe formë. Veshja e saj dhe pozita e trupit e bëjnë atë një figurë tërheqëse, që ruan një elegancë të papërsëritshme. Edhe pse busti është pa kokë, kjo nuk i heq aspak vlerën dhe bukurinë asaj. Mungesa e kokës ka krijuar një element misteri që ka zgjuar interes për vendodhjen e sakt të artit të lashtë.

“Vasha e Vlorës” është një simbol i artit të pafundshëm dhe të jashtëzakonshëm. Ajo pasqyron jo vetëm mjeshtërinë e artistëve të kohës.Por edhe lidhjen e kulturës ilire me botën e lashtë. Skulptura është një dëshmi e pasurisë kulturore dhe historike të Ilirisë dhe tregon se ky popull kishte një traditë të pasur në art dhe skulpturë, që është shpesh e nënvlerësuar nga historiografia tradicionale.Skulptura është e njohur nuk është vetëm një shfaqje estetike, por gjithashtu një dëshmi e mundësive të artit të lashtë Mjeshtëria e punës në gur dhe detajet e trajtuara me kujdes janë prova e një kulture të avancuar, që ka ditur të krijojë vepra që kanë qëndruar të paprekura për shekuj me radhë.

“Vasha e Vlorës” është më shumë se një skulpturë. Ajo është një pasuri që ruan një histori të lashtë. Një lidhje me një popull të cilët, përmes artit dhe trashëgimisë kulturore, kanë lënë një shenjë të pashlyeshme në botën antike.

4.

“Vasha e Vlorës” është një statujë e punuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme në gurë gëlqeror.Por që mbart një veshje klasike.Dhe plot simbolikë dhe elegancë. Ajo është një artifakt i pabesueshëm.Por dhe një pasuri ,që daton nga shekulli IV p.e.s. Ajo ishte një kohë kur civilizimi ishte në kulmin e tij dhe shprehjet e artit arrinin të pasqyronin bukurinë e jetës në forma të pafundme. Megjithatë, figura e saj, që përfaqëson një grua të lashtë. Është mbajtur në kujtesë kryesisht përmes filmimeve dhe fotografive, si ajo e Institutit “Luce”. Nga këto filma paraqitet si një figurë pa kokë.Vetëm trupi i saj duke ngjallur kështu një mister të pafund rreth origjinës dhe natyrës së saj.Vteëm kjo dëshmi është.Për të tjera,t ska informacion.

5.

“Vasha e Vlorës”.Kjo është një nga thesaret më të çmuara të artit dhe kulturës shqiptare. Është një statujë, që ka mbijetuar përmes kohërave dhe rrethanave historike të vështira. Ajo vepër si të tjera të viseve të ilirisë jugore i ka dhënë një pasqyrë të jashtëzakonshme periudhës antike.Kjo vepër e artit, është fotografuar për herë të parë nga Instituti italian “Luce”.Dhe kjo ka mbetur një dëshmi e shquar dhe e rëndësishme e lidhjes midis Shqipërisë dhe artit të lashtë.

Përmes një imazhi të tillë, e cila ka udhëtuar përmes kohës, “Vasha e Vlorës” është shndërruar në një simbol të bukurisë dhe elegancës që ka mundur të kalojë përtej kufijve të një periudhe të caktuar.E njohur përmes filmimeve të ndryshme dhe përmes dokumenteve të shumta që janë ruajtur në librat historikë. Ky objekt ka provokuar shumë pyetje rreth identitetit të saj. Por edhe rreth zhdukjes së saj.

Cili është portreti i vashës së Vlorës?

…Kush e gdhendi këtë bukuri kaq të rafinuar në shekullin IV p.e.s? Ky është një mister, që vazhdon të ngacmojë studiuesit dhe dashamirësit e artit. Por gjithashtu dhe banorët që e ka pasur sepse ajo nuk është në duart e tij.

Vasha e Vlorës na flet për një periudhë të artë të lashtësisë.Aso kohe të lashtë kur pasionet dhe kultura jonë ishin në kulmin e tyre.Duke lënë pas vepra që edhe sot vazhdojnë të ngjallin emocion dhe respekt.Mirëpo, kjo skulpturë mbetet e njohur vetëm për trupin e saj të gdhendur. Edhe në foton e Institutit “Luce”.Çuditërisht busti i skulpturës është pa kokë.Duke e kthyer atë në një enigmë.Përse objekti është pa kokë?Dhe përse koka nuk u gjend në vendin ku ishte trupi i saj?Apo mos vall është gjetur koka më pas dhe pastaj është fshehur?

…Ky detaj, që i mungon kësaj figure, një mori teorish dhe interpretimesh për arsye të humbjes së kokës. Por gjithsesi, bukuria dhe mjeshtëria, që rrjedh nga skulptura janë të pamohieshme.Për të kuptuar vlerën e kësaj skulpture, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë historinë që fshihet pas saj.

6.

Gjetja e “Vashës së Vlorës” ka ndodhur gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qendër të qytetit të Vlorës.A njihet vall kjo kohë?Po sigurisht, që dihet. Ajo ishte një ngjarje,që ka ndodhur në vitet e Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1939, gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qytetin e Vlorës.Ngjau një zbulim i papritur dhe befasues do të ndryshonte përjetësisht fatin e kësaj skulpture. Ajo, e gjetur në gjendje të shkëlqyer dhe e ruajtur me kujdes .Por mungonte koka.Dhe ashtu ajo që ishte një dëshmi e artit të gdhendur të epokës antike.Në atë gjëndje, që u gjet ajo i ofroi botës një pasuri të paçmueshme.Por vendi që e krijoi dhe e ruajti nuk e ka më në eksponetët e saj.

4.

Kur është zbuluar?Besohet në një periudhë dramatike.Atë kohë Shqipëria ishte nën ndikimin e luftërave dhe pasigurisë.Por edhe në një moment të veçantë për arkeologjinë.Vasha e Vlorës ka dalë në dritë pas shumë shekujsh harrese.Ajo si një pasuri që ka kaluar përmes periudhave të ndryshme, dhe ka sjellë me vete një mesazh të fortë për fuqinë e trashëgimisë dhe kulturës.E kishte ruajtur me kujdes dheu i butë ranor.

7.

…Skulptura e “Vashës së Vlorës” përfaqëson një statujë prej guri gëlqeror e cila ka një lartësi prej 62 cm. Dallohet për veçoritë e saj të veshjes klasike, që është e ndërtuar me mjeshtëri dhe kujdes, e datuar të jetë punuar gjatë shekullit IV-III p.e.s.

Veshja e figurës është një tjetër tregues i ngushtë i lidhjes mes kulturave të lashta të Mesdheut. Ky detaj është një thesar që dëshmon, por që gjithashtu flet për identitetin e një populli të lashtë.Por që ka pasur një trashëgimi kulturore të pasur dhe të dallueshme.

Duke u kthyer te gjetja e kësaj skulpture.

Thuhet se deri në vitin 1939.Skulptura ndodhej në Muzeun Arkeologjik të Skelës.Kështu ishte quajtur ndërtesa ,që është sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ky muze, i ngritur për herë të parë në vitin 1936, ishte muzeu i parë shqiptar dhe kishte mbledhur pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe historike. I themeluar nga figura të shquara të asaj kohe, si Yzeir Ismaili dhe E. Bej Vlora, kjo ngjallje e kulturës shqiptare ka pasur një ndikim të thellë në ruajtjen e artefakteve të mëdha të historisë së kombit. Megjithatë, muzeu do të pësojë një tragjedi. Kishte zënë lufta e dytë .Ai muze u grabit nga pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas u shkatërrua nga flakët në vitin 1939. Ky shkatërrim tragjik i la qytetit një boshllëk të madh në ruajtjen e pasurive të saj kulturore.Sëbashku me këtë shkatërirm nuk ka më të dhëna për vashën e Vlorës.Por pasurimi me artefakte të tjera ka vijuar.

Skulptura e “Vashës së Vlorës” ka një histori të pasur dhe të ndërlikuar.Ajo, që shkon përtej thjesht eksponimit të saj në muze.Ajo është një nga simbolet e trashëgimisë kulturore dhe një dëshmi e artit të lashtë me një histori që lidhet me periudha të ndryshme dhe me shumë ngjarje që ndodhin gjatë shekujve. Fakti që tregon është se në vitin 1916,gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qytetin e Vlorës. U bë zbulimi i një skulpture të bukur dhe të veçantë që përfaqësonte një figurë gruaje pa kokë, të punuar në gur gëlqeror.

6.

Ku ruhej statuja?Në vitin 1936, u hap Muzeu Arkeologjik i Skelës. Ky muze u krijua si një hap i rëndësishëm për të ruajtur dhe promovuar pasuritë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Në vitin 1939, skulptura e “Vashës së Vlorës” ishte ekspozuar në këtë muze.Pra ajo bukuri e lashtësisë ishte një nga eksponatet më të vlefshme dhe të njohura për pasurinë e saj artistike.Por, pas vitit 1939, ngjarje të tmerrshme ndodhin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, muzeu i Skelës u grabit nga pushtuesit italianë. Pasuria kulturore e këtij muzeu, humbën ose u zhduk. Ky ishte një moment kritik.Këtij vendi i morrën shumë nga artefaktet e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe u zhduken në rrethana të paqarta.

Cfarë ka ndodhur me këtë skulpture?

“Vasha e Vlorës”, me gjithë rëndësinë e saj historike, u bë pjesë e këtij koleksioni të humbur.Pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka të dhëna të sakta për vendndodhjen e skulpturës origjinale. Është e mundur, që ajo të jetë shkatërruar gjatë periudhës së luftës, ose mund të ndodhet në ndonjë koleksion të huaj.Por asnjë informacion i besueshëm nuk ka dalë për këtë.Ndërsa shumë artefakte të tjera të muzeut u zhdukën ose shkatërruan gjatë këtyre periudhave.Mirëpo nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë se çfarë ka ndodhur me skulpturën e “Vashës së Vlorës”.

Në këtë periudhë, shumë objekte të çmuara të trashëgimisë kulturore janë marrë jashtë vendit dhe ka mundësi që skulptura e “Vashës së Vlorës” të jetë ndodhur në ndonjë koleksion të huaj.Nuk ka informacione të besueshme që tregojnë se ku ndodhet skulptura origjinale sot. Ja disa dyshime.

…Ajo mund të jetë shkatërruar gjatë periudhës së luftës.Dhe nëse ka ndodhur pikërisht kështu,ajo ka humbur përgjithmonë. -Ajo mund të bëjë pjesë në ndonjë koleksion të huaj, pasi gjatë periudhës së pushtimeve, shumë artefakte janë kaluar në duar të huaja.

…Megjithatë, pa dokumentacion të qartë, kjo mbetet vetëm një hipotezë.Një mundësi tjetër është që skulptura të jetë ruajtur në një vend për t’u mbrojtur gjatë periudhës së luftës. Por edhe kjo mbetet e pasigurt. Kjo është një nga arsyet pse “Vasha e Vlorës” është bërë një mister i thellë. Humbja e kësaj skulpture ka lënë një boshllëk të thellë në kuptimin e trashëgimisë.Por “Vasha e Vlorës” ishte një prej objekteve më të rëndësishme për të kuptuar artin, estetikën dhe kulturën e këtij rajoni jugor. Mungesa e saj ka bërë që shumë aspekte të kësaj periudhe të mbeten të paqartë.Sot nuk ka një kopje të skulpturës.Të vetme gjurmë janë fotot e institutit Luce.Por misteri i humbjes së “Vashës së Vlorës” mbetet një prej ngjarjeve më tronditëse dhe intrigueshëm në historinë e trashëgimisë. Ky është një shembull i fatit të shumë artefakteve të tjera të humbura gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

8.

Pavarësisht këtyre sfidave dhe vendodhjes së saj “Vasha e Vlorës” vazhdon të jetë një thesari i gjallë i kombit shqiptar.Ajo është një vashë e humbur pa adresë.Por sigurisht, që është një nga më të rëndësishme të artit dhe kulturës të këtij rajoni.Kështu, skulptura nuk është më në Shqipëri dhe, pas ngjarjeve të ndryshme, është humbur.

Kështu “Vasha e Vlorës” nuk ka një vendndodhje të përcaktuar përfundimisht nëse ndodhet në në një muze të njohur ndërkombëtar. Sidoqoftë, një pjesë e gjetjeve të rëndësishme të këtij lloji ndodhen shpesh në muzeumet kryesore të botës.Ato gjënden si në Muzeun e Luvrit në Paris, Muzeun Britanik në Londër, apo Muzeun e Artit të Romës, ku shpesh janë ekspozuar vepra të tjera nga periudha klasike që lidhin kultura të ndryshme të Mesdheut.

…Një mundësi për t’i dhënë Vashës së Vlorës një vend të denjë në skenën ndërkombëtare mund të jetë gjetja e saj nëse gjëndete në ndonjë muze të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Por që mund të përmbajë dhe eksponate të tjera që lidhen ngushtë me trashëgiminë e popujve të lashtë të këtij rajoni. Prandaj, ndonëse “Vasha e Vlorës” nuk është aktualisht e ekspozuar në një muze të njohur të botës, rëndësia e saj është gjithmonë e pranishme dhe është një dëshmi e jashtëzakonshme e artit dhe historisë së popullit.

9.

“Vasha e Vlorës” është një vepër, që tregon më shumë se një thesar arkeologjik.Ajo është një pasqyrë e kulturës dhe identitetit të një populli, që ka kaluar nëpër shumë ngjarje dhe periudha të vështira.

-Ku shfaqet bukuria e saj?

Bukuria e saj shpaloset në çdo detaj të punimit të gurit,që ndoshta është formësuar dhe përmirësuar nga mjeshtrat e artit të lashtë.Dhe sigurisht që përjetëson stilin e veshjes së klasike antike. Për më tepër. Ajo skulpturë ka një rëndësi të veçantë për studimin e historisë. Pasi mbart brenda saj një epokë, një mendësi dhe një frymë të pasur, që kalon përtej kohës.Mirëpo pyetja është e thjeshtë.

-Ku gjëndet vasha e Vlorës?

“Vasha e Vlorës” përfaqëson më shumë se një thesar të artit të lashtë. Ajo është një pjesë e pandashme e identitetit tonë.Por dhe një dëshmi e forcës së trashëgimisë kulturore që ka mbijetuar përmes kohës dhe që mbetet një simbol i përjetshëm i luftës për ruajtjen dhe vlerësimin e historisë dhe kulturës sonë. Pavarësisht periudhave të pasigurisë dhe të shkatërrimeve, kjo skulpturë e jashtëzakonshme nuk ka një vendodhje të saktë.Ajo na tregon se bukuria nuk është thjesht një objekt.Por një forcë që e lidh njeriun me të kaluarën. E mbron dhe e përcjell atë përmes kohëve. Prandaj ajo është zhdukur që prej shumë vitesh dhe 110 vjet më parë.

10.

Fotografi e institutit Luce.Instituti “Luce” (Istituto Luce) ishte një institucioni i rëndësishëm kulturor dhe mediatik italian, i krijuar në vitin 1924. Ai luajti një rol të madh në dokumentimin dhe shpërndarjen e historisë vizive të Italisë dhe ishte një nga pionierët në përdorimin e filmave dhe dokumentarëve për të regjistruar ngjarje historike dhe shoqërore.Por dhe për të dokumentuar ngjarjet e rëndësishme historike dhe kulturore.

“Luce” do të thotë “dritë” në italisht dhe emri pasqyronte misionin e tij për të sjellë “dritën” e dijes dhe të informacionit nëpërmjet filmave edukativë dhe dokumentarëve.Gjatë periudhës fashiste në Itali (në vitet 1920–1940), Instituti Luce ishte një mjet propagande për regjimin e Mussolinit. Ai prodhonte filma që e shfaqnin Italinë dhe udhëheqësin e saj në një dritë pozitive, për të promovuar kulturën dhe ideologjinë e regjimit fashist. Në përgjithësi, Instituti Luce ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë vizuale dhe kulturore të Italisë dhe ka kontribuar në zhvillimin e filmit dhe dokumentim të ngjarjeve historike.Një foto e këtij instituti ka dokumentuar ekzistencen e saj në muzeun e Skelës.

11.

Cfarë thotë për këtë skulpturë .Pr.Dr.N Ceka në një supozim në Vlorë :Emri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini në Albania Antica, I, Roma-Milano, 1927.

Ugolini u strehua gjatë revolucionit të qershorit 1924 në shtëpinë e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…të cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri të madhe objekte arkeologjike, të cilat dalin herë pas herë nga toka shqiptare. Kështu, në pallatin e tyre në Vlorë kanë krijuar një koleksion të mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:” (fig. 111: armatimet dhe sipër vazot).

Komiku i Bylisit- Kokë e Dionisit-mermer.

Statujë e një muze, prej mermeri, 80 cm.

-Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.

-Kokë burri, mermer, 11 cm.

-Kokë gruaje, mermer, 9 cm.

-Hekata trikokeshe,mermer, 34 cm.

-Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.

Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati.

Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.

Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike .Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele.

Në kopshtin e Bashkisë ishte ekspozuar një stelë prej guri me relieve në dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.

-Vajza e Vlorës, gur, 87 cm.

Stelë e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.

12.

“Vasha e Vlorës” është shumë më tepër se një thesar i lashtë i gdhendur me mjeshtëri. Ajo është një dëshmi e gjallë e qëndresës dhe bukurisë që ka mbijetuar përmes shekujve.Por dhe duke i mbijetuar kohërave të trazuar dhe ndryshimeve të mëdha historike. Gjetja e saj, gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qendër të qytetit të Vlorës në vitet e Luftës së Parë Botërore, ka sjellë një histori intrigante. Ajo u zbulua në një periudhë të ngarkuar historikisht, kur shumë pasuri të tjera, si dhe historia e kombit shqiptar, ishin nën hijen e luftës dhe pasigurisë.Mirëpo, kjo skulpturë mbetet e njohur vetëm për trupin e saj të gdhendur.Ngase në fotografitë e Institutit “Luce” busti është pa kokë.Ky detaj ka ngjallur kuriozitet dhe pyetje për origjinën e plotë të kësaj vepre të artit.

…Ku gjendet ajo sot? Në cilin muze të botës zbukuron dhe rrezaton bukurinë e saj të jashtëzakonshme? Kjo skulpturë vazhdon të jetë një thesar që, edhe pa kokë, mbetet një shembull i përjetshëm i artit të lashtë .Duke kaluar përmes kohës dhe periudhave të ndryshimeve shoqërore dhe politike.

“Vasha e Vlorës” është jo vetëm një vepër arti që shfaq bukurinë dhe mjeshtërinë e një periudhe të lashtë. Skulptura, e gjetur dhe më vonë e ekspozuar në muzeumin e Vlorës në Skelë.Pastaj nuk dihet vendqëndrimi i saj e cila ka udhëtuar, duke simbolizuar një thesar që mbart thelbin e identitetit shqiptar dhe forcën e një kulture që ka kaluar shumë sfida.Në çdo detaj të saj, kjo statujë na flet për një lidhje të thellë me të kaluarën.Një lidhje që nuk mund të fshihet .Por “Vasha e Vlorës” është një thesar që rrezaton përmes kohës. Ajo duke na kujtuar se bukuria dhe arti kanë fuqinë të kalojnë çdo kufi. Dhe ato mbetën në këndet e fshehta ku besoj ajo strehohet nëse ekziston.

…Por “Vasha e Vlorës” ishte një thesar i artit të lashtë.Ajo ishte një skulpturë që shprehte bukurinë e pafundme e banorëve të këtij rajoni.. E gdhendur me mjeshtëri, e gjetur pa kokë, ajo ndriçonte trashëgiminë e një kombi të lashtë. Zbulimi i saj në vitin 1916 ishte një moment i veçantë.

Por pas Luftës së Dytë Botërore, ajo humbi në errësirën e historisë. Muzeu u grabit, dhe “Vasha e Vlorës” u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.Pushtuesit e morën, apo u shkatërrua gjatë asaj periudhe tragjike askush nuk e di me siguri.Por s’kishin përse ta shkatërronin. Këto grabitje janë një kujtesë e dhimbshme e periudhës së trazuar të historisë së Shqipërisë, ku trashëgimia kulturore u shkatërrua dhe humbi për shkak të luftërave dhe pushtimeve të huaja.

Vasha…ajo mbetet një shenjë e humbur në kohë.Por dhe një kujtim i shuar i asaj, që ishte dikur. “Vasha e Vlorës” do të jetë gjithmonë pjesë e shpirtit të kombit, edhe pse trupi i saj është zhdukur.Ajo është e humbur.Por asnjëherë nuk do të jetë e harruar.

…”Vasha e Vlorës” ishte më shumë se një skulpturë .Ajo ishte një shenjë e pafundme bukurie.Një thesar i shkrirë në gur, që fliste për një kohë të lashtë.Dhe për një popull,që krijoi art të jashtëzakonshëm. Me trupin e saj të gdhendur me mjeshtëri dhe pamjen e pa kokë.Siç është gjetur.Por ajo ishte një imazh i një bukurie që sfidonte kohën. Por pas Luftës së Dytë Botërore, ajo u zhduk. “Vasha e Vlorës” humbi në misterin e një periudhe të trishtuar dhe të dhimbshme.Muzeu u grabit, dhe pasuria kulturore u mor.Ajo që kishte qenë një dëshmi e jashtëzakonshme e artit dhe kulturës së lashtë shtë një kujtim i shuar.Kush e di nëse ajo u shkatërrua, u mor dhe u fsheh diku, ose ndoshta ndodhet e fshehur në një vend tjetër, larg syve të botës. “Vasha e Vlorës” është një kujtesë e asaj, që kemi humbur. Nuk dihet ku ndodhet.Por ajo është e pranishme në shpirtin tonë.Diku, në thellësinë e historisë.Ajo vazhdon të jetojë. E paharruar. E humbur,por gjithmonë e gjallë.Dhe si nëna,

që kërkon bijën e humbur.A nuk duhet ta kërkojmë vashën tonë?

*Autori ka qenë Drejtor i parqeve kombëtare Amantia dhe Orikum.