Dhurata Ndoni-Cela

VASHËZA MYZEQARE.
Nën qerpikun tënd, syri i diellit
fshihet.
-Oh !-nga xhelozia , hëna në det kridhet.
Si kalliri i grurit,ti gërshetin
derdhur,
shaminë me temina,mbi baluke
hedhur.
Kur më del në fushë, porsi një sorkadhe,
dritë mbushet lëndina, lulet hedhin valle.
Mbi shtegun e ballit,pikë vese
derdhur,
si margaritarë mbi qerpikët ndezur.
Faqet lulemollë, buzët si burbuqe,
gusha jote borë, aromë lule fushe.
Shtati yt i derdhur, diellit i bën
hije,
si lastar i hedhur, lule dashurie.
Kur ti buzëqesh,fal veç lumturi,
Zoti t’ka ujdisur, nur e hijeshi.
Trupin si biskonjë, udhës kur
më shkon,
djali ngel pa fjalë kur ty të shikon.
Mollët në bajrak, me vellon e fushës,
buzët i ul djali,në gjerdan të
gushës.
Ëndrrat molloisin nën shullëh
të hënës,
qendisin “të dua”, në gjergjef
të zemrës.