Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Veç zemrës,s'kemi tjetër njeri-Vangjel Pellumbi

Veç zemrës,s’kemi tjetër njeri-Vangjel Pellumbi

Veç zemrës,s'kemi tjetër njeri!
Kot,hap krahët të pushtoj botë
Fatin,t'shkruar kisha q'kur linda.
Kot,përplasja kokën çdo ditë.

Ç'farë fitova edhe që s'u binda?!
Në jetë,çdo gjë matet me zemër
Këmbët,duhen vetëm t'ecësh.
Gjithë jetën,veshur me ndjenja

Gjithmonë mendja pa ndruar.!
Deti i jetës,veç dallgë përcolli,
Që fshinte gjurmët një nga një.
Thosha;-kush iku,me vete' mori?

Dy,metra tokë...tjetër ç'mori!
T'gjithë jetuam,duam a s'duam,
Po,asnjëherë ty s'të mashtrova.
Po,pas njëri tjetrit,u dashuruam

Dhe jetën me ty,kam kaluar.!
Na dhanë,kur kishim,kur lypim s'deshin,
Na qanë,kur vdiqëm, gjithë jetën qeshën!
Po,ne dashuruam,se duheshim.

Dhe dallgët e jetës,bashkë kaluam!
Kjo është bota ime ,o dashuri!
Rrjedh si uji i ujëvarave kristali.
Prandaj jetojmë,bashkë n'lumturi.
Pa zilje,që gërmon zemrën në gji!
Se veç zemrës,s'kemi tjetër njëri!