Pesha e dashurisë!Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj

Pesha e dashurisë!
A mund të peshohet dashuria ndonjëherë?
A ka kandar të saktë për ta peshuar

Vete te dyqani i lagjes apo supermarket
Kur merr kumbulla, gështenja a qershi të ëmbëltuar


Më tutje merr sheqer miell i vë në kandar.
Diku e shton ose nga pak e pakëson.


Po atë peshën e dashurisë si ta gjejmë vallë?
Si ta kuptojmë ta themi të saktë, o zot?


As astronomët s’na thonë dot të saktë
As që do ta mësojë ndonjë ditë njeri


Këtë peshë doja ta dinin gjithë njerëzit zemërbardhë
Ata që kanë mërzitje, dhimbje, ndjeshmëri.


Dua të heq mosbesimin çdo ditë
Se një peshë të çuditshme ka dashuria


Dashuritë nuk peshojnë si një vesë me shi
sikur të isha para një zjarri me shkëndija.


Dhe kur jemi të gëzuar e kapim maja mali.
S’e dimë plotësisht vlerën e saktë


Dimë që ndihemi mirë apo si mes acari
A ka njeri të ma thotë në këtë botë këtë sekret .