Veç zemrës,s'kemi tjetër njeri! Kot,hap krahët të pushtoj botë Fatin,t'shkruar kisha q'kur linda. Kot,përplasja kokën çdo ditë.
Ç'farë fitova edhe që s'u binda?! Në jetë,çdo gjë matet me zemër Këmbët,duhen vetëm t'ecësh. Gjithë jetën,veshur me ndjenja
Gjithmonë mendja pa ndruar.! Deti i jetës,veç dallgë përcolli, Që fshinte gjurmët një nga një. Thosha;-kush iku,me vete' mori?
Dy,metra tokë...tjetër ç'mori! T'gjithë jetuam,duam a s'duam, Po,asnjëherë ty s'të mashtrova. Po,pas njëri tjetrit,u dashuruam
Dhe jetën me ty,kam kaluar.! Na dhanë,kur kishim,kur lypim s'deshin, Na qanë,kur vdiqëm, gjithë jetën qeshën! Po,ne dashuruam,se duheshim.
Dhe dallgët e jetës,bashkë kaluam! Kjo është bota ime ,o dashuri! Rrjedh si uji i ujëvarave kristali. Prandaj jetojmë,bashkë n'lumturi. Pa zilje,që gërmon zemrën në gji! Se veç zemrës,s'kemi tjetër njëri!