VETEM NE TË DY ?!
NGA PANAJOT BOLI
Ndjen të dridhura edhe qielli sonte
Bluzën kafe veshi pylli,ka pak freski
Hëna lart e përgjumur seç ëndërron
-Hej-e tund nga kryet:Vetem ne të dy?
Bluzën kafe veshi pylli,ka pak freski
Hëna lart e përgjumur seç ëndërron
-Hej-e tund nga kryet:Vetem ne të dy?
As sorkadhja s’doli për ujë në krua
Zogjtë po i ngrohin të vegjelit në gji
Qyqes i vijnë normica e zë e dridhet
Ah moj hënëz,sa keq,vetem ne të dy..
Freskët është sonte e qielli mërdhin
Heshtje e ftohtë dhe vetem ne të dy
Shpirti i akulltë lutet për një përqafim
Në korije,aty pas pemëve,të kërkoj ty
U ngroh edhe pak qielli e hëna qesh
Thotë me habi pylli: Mua ç’më gjeti!
Vrapojnë këta, rrokullisen nepër bar
Pastaj po luajnë si fëmijë kukafshehti
Thotë me habi pylli: Mua ç’më gjeti!
Vrapojnë këta, rrokullisen nepër bar
Pastaj po luajnë si fëmijë kukafshehti