Vetëm si gjithmonë…Mimoza Lazaj

Vetëm si gjithmonë…

Doja të zhdukem diku,
Vetëm për ca kohë,
Natën mos të më shikoj,
Njeri…
Hëna të më ndriçojë rrugën,
Dhe të jem diku,
Në një vend ku nuk më njeh,
Askush…
Të flas me yjet,
Sa të dalë mëngjesi,
Të kuvendoj me to,
Se këtu ku isha,
Askush nuk më dëgjoi,
Le të jetë ai vend,
Akoma më i egër,
Vetëm nuk dua të rri më këtu.
Një jetë të re,
Larg nga njerëzit,
Jam e lodhur shumë,
Nga kjo botë e egër,
Nga njerëzit fallco,
Jam e lodhur nga çdo gjë,
Që këtu ma shpif,
Njeriu ka nevojë të rrijë,
Vetëm,
Por vetëm me veten…