VJESHTA


Hiqmet Mehmetaj

Luaj erë me mantelin e mēndafshtë,
Djallëzisht ledhatoja flokēt vjeshtës,
Shkoq ngadalë fletët ngjyrëartë,
Si lotët e vajzës në çast të martesës.

Ti vjeshtë, nën ftohtësinë e mjerë,
Përballu me një torturë të vështir’
Nën kumbimin e dhunshēm e të paprerë
Të këmbanave të dimrit vampiir !

Përkundu nga monotonia e gjatē,
Prit tërsëllimën mbi degët fletërrëzuar,
Humbe qiellin tënd të bukur vjeshtak
Nën drithmën e huliganit të shkalluar !

Paqësisht, o flokëarta ime e mpirë,
Prit zhvirgjërimin nga dimri vampir !

About Post Author