Zarfi i fundit! Boris Miska

Boris Miska

Zarfi i fundit!

Ngjarjet politike të këtyre ditëve, ashtu si dhe të mëparshmet kanë një ngjashmëri të ‘habitshme’ por me shumë pak dallime në nuanca, që herë shfaqen tragjike e në disa raste, fare komike. Këto të fundit patën risinë e vet, atë të zarfit të katërt. Nga e kaluara ne dimë që historia njeh vetëm tre, janë ato të treguara me humor, që drejtori i ri kur ulet në karrigen e zyrës së vet, gjen mbi tavolinë tre zarfe të mbyllura me porosi nga paraardhësi; e para shkruan ‘m’a hidh fajin mua’. Ndërsa dy të tjerat… mirpo ky ‘drejtori’ ynë, gjithnjë i ri, hapi vetëm zarfin e parë, dhe nuk resht së hedhuri qyrkun e fajeve mbi shpatullat e të tjerëve.

Edhe këtij si shokut Ramiz ia hanin kumbullat pas shpine, nuk i kuptonte kush idetë e tija gjeniale për ‘tufzat dhe arzat’, për shtimin e prodhimit të produkteve ‘të himta dhe shumë të himta, për ‘politikën e re ekonomike’, ‘pluralizmin e mendimt’, ‘të hapen gojët’, e plot hynere që treguan çfarë sollën. Edhe ky si ai që ngriti kulte, prodhoj alibi ‘se nuk e lenë’, ‘e pengojnë konservatorët’… e më the të thash.

Edhe ky drejtori ynë i ri u ndërment si ai të zbresi poshtë në bodrum e të filloj të liroj pak valvolat e shkarkimit për të shpëtuar ‘godinën në rrënim’. Por është kujtuar ‘si kofini pas të vjelit’, sepse ka mbërritur tashmë një zarf i katërt, por jo i mbyllur, i hapur që e lexoi e gjithë ‘ndërmarrja’. Aty shkruhet; -‘tani je tepër vonë’,