ZILI E BOTËS
Shqipëri, zili e botës
Pse moj , pse me kaq gjëmime…
Ah, moj bijë, gjëm’e madhe
Më zhgënjeu “ pjella “ ime…
Pse moj , pse me kaq gjëmime…
Ah, moj bijë, gjëm’e madhe
Më zhgënjeu “ pjella “ ime…
Shqipëri , zili e botës
Zeval edhe, pse është verë
Ah, moj bijë, ç’paskam bërë
“ Pjella “ ime besëprerë…
Shqipëri, zili e botës
Pse, me duar përmbi kokë?!…
“ Katran me bojë “ bija ime
“ Pjella “ më shqeu copë- copë
Shqipëri, zili e botës
Ç’qe kjo klithmë që të ngriti…
Llahtari, moj bija ime
Pjell’e keqe , desh më shiti…
Shqipëria ime, zonjë
Djem e vajza mbushur plot…
Ku ti gjej, moj bija ime ?…
Hedhur rrënjë nëpër botë…
Shqipëri … o nëna ime
Jooo – jooo… s’ke pse drithërohesh…
Me atë, farë djalërie
Mbretëreshë zonjërohesh…
Botën e kan’ndezur flakë
Me pishtarët nëpër duar…
Porsi “ Marathonomak “
Drejt nënës, duke vrapur…
Qafshtrënguar, porsi grushti
Ndër mendje me Skënderbeun…
Shfarosin pjellën e keqe
Zot, mbi zot , për Mëmëdheun!…
Ndër mendje me Skënderbeun…
Shfarosin pjellën e keqe
Zot, mbi zot , për Mëmëdheun!…
N . L . ( F )