Rrokullisja-Faslli Canaj

Faslli Canaj

 
I dhanë të shtymën gurit
Atje ku gjendej në majë të malit
Nis rrokullisjen në të tatëpjetën ai
Nga atje lart ku si gjel krekosej.
 
Për ta ndalur, vrapuan
Ca, të tijtë, shpateve
Përpara i venë ca pengesa,
Po, dot, nuk mundin,
Se gardhin e patën thurur me purteka.

 

Bën pak më poshtë ata
E, për ta ndalur,
Një mur me gur ngritën
Po nuk ndali as rrokullisja, as rrëshqitja
Se muri ngjau sikur ish ngritur me guriçka.
 
Ai,
Vazhdon e vazhdon pa u ndalur rrokullisjen
Pengesat sido si le të jenë thurur
S’e ndalin dot vithisjen.