
Njerëz të mi të dashtun e gjithëshqipëtari
Gëzuar Ditën e Flamurit.
Mbi kalin pegasjanë të Dan Alisë shkoj në Vlorë
Dikurë
e përherë në këtë ditë
me krahë dalldyshe e këmbëlepuri
në majë të arrës në oborr jam ngjitë
e mbi degën ma të naltë
që krejt bota ime për rreth
të lirë në valëvitje të shihte
O Flamurë,
se edhe baba në majën e kulmit të çatisë
të asaj shtëpisë së bukur
me çatma e gurë të ngritun
të mbajti të lirë gjithmonë të palëvizur
e boja e kuqe nuk të doli kurrë.
Sa herë që vjen kjo datë edhe tash
shkoj fluturim ty u valvitë në fllad kujtimesh
shkoj edhe në Vlorë
me kalin pegasjanë të gjyshërve të mi
Dan Alija e Hazir Radisheva
teksa të vendos në dritare,
O duvak i dasmave të çatisë time të lirë
me gjak brezash i ngjyem,
O duvak shqipnjë i tokës shqipe,
O Flamurë!